Mbahet Seanca e dytë përgatitore e HEC Poçem

U mbajt sot seanca e dyte përgatitore e HEC Poçem në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, në Tiranë. Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Energjisë, si palë e paditur; përfaqësues të kompanisë Kovlu Energji, si palë e tretë si dhe përfaqësues të EcoAlbania, si palë paditëse në proces.

IMG-20170315-WA0003_00
Gjatë seancës së dytë përgatitore të HEC Poçem. (c) EcoAlbania

Procesi i nisur nga organizatat mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe 38 banorë të prekur nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit do të vazhdojë me seancën e radhës më 30 mars 2017, ora 14:00, ku gjykatësi vendosi të hapë gjykimin e çështjes në seancën e parë gjyqësore.

Gjatë seancës së fundit përgatitore avokati i çështjes prezantoi para gjykatës kërkesat e akt-padisë, si: konstatimin si akte administrative absolutisht të pavlefshme të deklaratës mjedisore dhe kontratës koncesionare.  Nga ana tjetër avokatja e kompanisë që ka fituar konçesionin ka kërkuar të njihet me provat dhe materialet mbështetëse të akt padisë si dhe ka paraqitur dokumentet e paraqitur nga kompania në fazën e aplikimit për koncesion.

Nga ana tjetër Ministria e  Energjisë me pretendimin se ka respektuar procedurën ligjore kërkoi rrëzimin e padisë.  Në të njëjtën linjë ishte dhe Avokati i shtetit  duke kërkuar rrëzimin e padisë. Nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk kishte asnjë përfaqësues në seancë edhe pse është një nga palët e paditura në lidhje me procesin e konsultimit me publikun dhe lëshimin e deklaratës mjedisore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *