Konfliktet mes banorëve dhe ndërtuesve të HEC-eve: Reporter.al referon studimin

Në dekadën e fundit planet për ndërtimin e qindra hidrocentraleve të vegjël në gjithë Shqipërinë kanë sjellë konflikte në rritje midis banorëve në zonat e prekura dhe kompanive ndërtuese të HEC-eve – për të drejtat e ujit, pronës dhe mjedisit.

Rrjeti i gazetarisë investigative BIRN ka realizuar një shkrim investigativ në lidhje me konfliktet e banorëve dhe ndërtuesve të HEC-eve duke iu referuar edhe studimit vlerësues mbi konfliktet për ujin të lidhura me HEC-et në Shqipëri, “Rastet e konflikteve ujore të lidhura me zhvillimin e hidroenergjisë në Shqipëri“publikuar nga EcoAlbania, Milieukontakt Shqipëri dhe LexFerenda ku nxori në pah 18 raste konfliktesh të lidhura me hidrocentralet që janë raportuar në Shqipëri gjatë periudhës 2012-2016, ku ka pasur 34 persona të arrestuar ose të shoqëruar nga policia si dhe një viktimë nga konflikti i lindur nga ndërtimi i një HEC-i dhe një tentativë vrasje.


Lexoni këtu artikullin e plotë të BIRN