Komunitetet, bizneset lokale, aktivistët dhe shkëncëtarët, ata të gjithë bëhen bashkë me një kërkesë të vetme” Të Mbrojmë Lumin e Fundit të Egër të Europës, Vjosën”
Në qershor 2022 patëm kënaqësine të shoqërojmë përgjatë luginës së Vjosës revistën i-D duke marrë dëshmitë e personave të cilet prej vitesh janë angazhuar në mbrojtjen e Vjosës. Në reportazhin e i-D shfaqet zëri i komuniteteve, bizneseve lokale, aktivistëve dhe shkencëtarëve duke treguar fakte dhe emocionet e tyre që lidhen me Vjosën.
Gjithashtu nuk ka munguar zëri i të rinjve duke e shtrirë kështu Vjosën në kujtimet e gjeneratave të ndryshme. Dashuria dhe përkujdesja për këtë lumë është trashëguar ndër breza njësoj si traditat. Gjatë intervistave dëshmuam sesi babai i apasionuar pas sporteve të aventurës dhe lumit ka kaluar të njëjten pasion tek vajza, ku kjo e fundit e konsideron Vjosën si një pjestare të familjes duke e bërë këtë trekendësh më të fortë.
Nga ana tjetër aktivistët që janë angazhuar në ketë çështje tregojnë aksionet e vazhdueshme, betejën dhe arritjet në këtë fushatë të madhe por duke u ndalur gjithashtu edhe tek eksperiencat personale. Vjosa është një lumi i vetmi i llojit të vet dhe pikërisht kjo veçanti ka krijuar një lidhje të fortë edhe me ata aktivistë të cilët nuk kanë jetuar çdo ditë me të.
Shkencëtarët kanë qënë shumë të angazhuar në këtë betejë duke dhënë kontributin e tyre. Vjosa, një habitat shumë i përshtatshëm për specie të ndryshme, ka tërhequr vëmëndjen e shkencëtarëve dhe studentëve të universiteteve Europiane.
Eksperienca e këtyre katër ditëve në Vjosë u publikua gjithashtu edhe tek “much better adventures”, ku autoria Hannah Bailey tregon me detaje udhëtimin e saj.
Më në fund më 13 Qershor 2022 po shijojmë frytet e përpjekjeve të vazhdueshme, ku Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit dhe Patagonia firmosen Memorandumin e Bashkëpunimit për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.