Një iniciativë e padëgjuar më parë në Evropë do të ndërmerret nga më shumë se 30 shkencëtarë nga Shqipëria, Austria dhe Gjermania, të cilët do të bëjnë gjatë një jave kërkime shkencore në Vjosë duke u përqendruar në zonën ku planifikohet të ndërtohet HEC-i i Poçemit.
Me këtë aktivitet shkencëtarët duan të theksojnë efektet negative që pritet të këtë hidrocentrali i Poçemit në lumin e fundit të egër të Evropës.
Më parë 228 shkencëtarë nga e gjithë bota kanë firmosur një memorandum ku i kërkojnë Qeverisë Shqiptare një moratorium 3 vjeçar të HEC-eve në Vjosë dhe kryerjen e studimeve të thelluara shkencore për përgatitjen e Vlerësimeve të Ndikimit në Mjedis sipas standardeve Evropiane.
Nga data 23 deri më 29 prill shkencëtarët do të studjojnë gjeomorfologjinë, sedimentologjinë dhe biodiversitetin e lumit.
Për më shumë gjeni programin këtu