Gjatë datave 19-26 shtator, 2022 u zhvillua java e dytë shkencore në pellgun e Vjosës. Kjo ishte një javë kërkimore ndërdisiplinore dhe bashkëpunuese me përfaqësues të të gjitha ekipeve nga projekti VjoSusDev dhe ekipit të projektit ESPID4Vjosa Në këtë vizitë morën pjesë gjithsej 46 persona, të cilët ishin pjesë e ekipit ESPID4Vjosa, ekspertë dhe studentë nga universitetet partnere (Austri dhe Shqipëri), ekspertë nga AMBU, ADZM Gjirokastër dhe ARM Fier.
Java e dytë shkencore në Vjosë u fokusua në hidrologji, gjeomorfologji, biodiversitet (bimësia dhe ekologjia tokësore, algat, meiobentos, makrozoobentos, proceset funksionale, mikrobiologjia, makrobentos dhe meiofauna e ujërave nëntokësore). U vizituan pothuajse 10 rrjedha të përcaktuara të lumenjve ku ekspertët morën mostra. Të dhënat dhe mostrat e marra gjatë kësaj vizite do të vlerësohen nga secili grup i veçantë në institucionet dhe laboratorët e tyre përkatës, në Tiranë dhe Austri.
Dy javët shkencore të Vjosës të kryera në maj dhe shtator 2022 në kuadër të projekteve ESPID4Vjosa dhe VjoSusDev do të ndihmojnë për të zgjeruar dhe thelluar më shumë njohuritë tona për pellgun e lumit Vjosa në hidrologji, gjeomorfologji, biodiversitet dhe cilësi të ujit duke ofruar udhëzime të bazuara në prova drejt menaxhimit të integruar, si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm të saj.
Ka gjithashtu përpjekje nga ana jonë për të krijuar një mjedis bashkëpunimi gjithëpërfshirës dhe të përshtatshëm jo vetëm brenda grupeve të ndryshme kërkimore APPEAR dhe ekipit të ESPID4Vjosa, por edhe me vendimmarrësit lokalë dhe qendrorë duke i përfshirë ata në aktivitetet tona shkencore dhe duke pasur dëshirën për të transferuar njohuritë tek aktorët lokalë dhe vendim-marrësit.