Intv.al: Mjedisi drejt shkatërrimit: Moratorium 3 vjeçar për HEC-et

Moratorium 3 vjeçar të zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të HEC-eve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo është kërkesa që është bërë publike nga grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” në ditën botërore të ujit.

Sipas grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” arsyeja kryesore lidhet me faktin se asnjë vend i mbrojtur, park apo lumë nuk është lënë i paprekur nga ky shpërthim koncesionesh. Kjo ka shkaktuar dëme të mëdha në mjedis por edhe konflikt mes popullatës dhe kompanive ndërtuese. Në një studim të këtij grupimi bëhet e ditur se janë shënuar me dhjetëra konflikte, por ka patur dhe pasoja të rënda në jetë njerëzore. Sipas të dhënave raportohen 6 viktima e të plagosur që lidhen me projektet e hidrocentraleve.


Viktimat nga konfliktet:

  • 3 viktima nga aksidente në punë
  • 1 viktimë nga konflikti i lindur nga ndërtimi HEC-it
  • 1 i plagosur
  • 1 tentativë vrasjeje

Nga ana tjetër hidrocentralet dëmtojnë mjedisin në mënyrë të pakthyeshme duke shkaktuar prishjen e peizazhit, habitateve dhe biodiversitetit, ndryshimin e regjimit të rrjedhës ujore por dhe përmbytje. Moratoriumi 3 vjeçar do të bëjë të mundur frenimin e kësaj situate dhe do të përmirësojë gjendjen mjedisore aktuale në vendin tonë.


Kronikë e përgatitur nga Intv.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *