Filmi “Zemra Blu” shfaqet në Tiranë – Cfarë do të bëje për të shpëtuar lumin tënd…?

++Rreth 200 persona ndoqën filmin “Zemra Blu” këtë të Diel në Tiranë – Filmi udhëton edhe pranë komuniteteve të Luginës së Vjosës.++

Tiranë, 7 Maj 2018. Filmi “Zemra Blu” u shfaq mbrëmë në Tiranë për publikun shqiptar, në Kinema Millennium. Premiera e Shqipërisë bëri bashkë rreth 200 persona, qytetarë të Tiranës, vizitorë nga qytete të tjera, miq të Vjosës, përfaqësues të autoriteteve shtetërore, organizata të shoqërisë civile shqiptare e ndërkombëtare, profesorë e studentë, etj.

Filmi i  kompanisë prestigjoze kaliforniane të veshjeve sportive Patagonia, realizuar nga Farm League, tregon përpjekjet e vazhdueshme të komuniteteve lokale dhe aktivistëve të Ballkanit për të mbrojtur lumenjtë e tyre nga zhvillimi masiv i projekteve hidroenergjetike me rreth 3000 HEC-e të projektuara për tu ndërtuar në gjithë gadishullin. Përgjatë 40 minutave dokumentohen historitë e Shqipëerisë, Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në mbështetje të fushatës për mbrojtjen e  lumenjve të Ballkanit, “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Europës”. Historia e mbrojtjes së Vjosës është ajo e luftës së banorëve të Kutës në Mallakastër, organizatave e aktivistëve shqiptarë dhe betejës ligjore të suksesshme kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit.

Filmi do të udhëtojë javën vazhduese në luginën e Vjosës, ku do të shfaqet edhe për komunitetet e prekura nga projektet  e HEC-eve të parashikuara në Vjosë. Shfaqja e tij do të realizohet me energji diellore nga kompania Kroate Via Solis. Autobusi me panele diellore i Via Solis do të udhëtojë për të shfaqur filmin në Kutë (7 Maj), Përmet (8 Maj), Tepelenë (9 Maj), Qesarat (Memaliaj/ (11 Maj), Selenicë (12 Maj), si dhe në Shkodër (14 Maj).

“Zemra Blu” është përkthyer në 14 gjuhë dhe do të shfaqet në mbi 500 vende të botës. Patagonia, tashmë me një fushatë të vetën në mbrojtje të “Zemrës Blu të Europës”, ka iniciuar edhe një peticion që i bën thirrje bankave ndërkombëtare të mos financojnë projektet hidroenergjetike të Ballkanit. Mbi 100.000 persona e kanë nënshkruar peticionin deri më tani.

Informacion:

  • Kjo është një deklaratë për shtyp e Riverwatch, Euronatur dhe EcoAlbania.
  • Më shumë informacion për filmin në faqen “The dam truth”
  • Filmi “Zemra Blu” mbështet fushatën “Save the Blue Heart of Europe”, që synon të mbrojë lumentë e Ballkanit nga rreh 3000 projekte HEC-esh te planifikuara. Fushata koordinohet nga Riverwatch dhe Euronatur në bashkëpunim me organizatat partnere në Ballkan. Partneri lokal për Shqipërinë është EcoAlbania.

Për shumë informacion kontaktoni: 

Olsi Nika, EcoAlbania

[email protected], +355 69 294 4757

Cornelia Wieser, Riverwatch
[email protected], +43 650 4544784

Theresa Schiller, EuroNatur
[email protected]; +49 7732 927212