Projekti “Poçem” konsiston në ndërtimin e një dige rreth 50 metra të lartë, e cila jo vetëm që do të ndikojë drejtpërdrejt në një nga seksionet më me vlerë të Vjosës për shkak të përmbytjeve, por do te sjellë problem serioze edhe në rrjedhën poshtë digës. Procedurat ligjore janë aktualisht në vazhdim, megjithatë, vlen të theksohet se informacioni në lidhje me VNM-në, Lejet Mjedisore dhe Dëgjesat Publike lidhur pikërisht me këtë projekt është mbajtur vazhdimisht fshehur për më shumë se 7 muaj nga autoritetet përgjegjëse (Agjencia Kombëtare e Mjedisit), pavarësisht insistimit të EcoAlbania-s për ta pasur këtë informacion.
Për materialin e plotë ju lutemi klikoni