Një aventurë e veçantë e edukimit mjedisor u organizua për nxënësit e klasës së 7-të në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Sali N. Ballkoçi” në Labinot Fushë më 6 mars 2024. Tema kryesore ishte shqyrtimi i biodiversitetit dhe përdorimi i treguesve morfologjikë për klasifikimin e organizmave bimorë. Në këtë rast, u theksua rëndësia e diversitetit të jetës në planetin tonë.
Pas diskutimeve të frytshme në klasë, u organizua një dalje në natyrë për të kryer rilevime dhe për të grumbulluar materiale bimore dhe shtazore në terren. Nxënësit u udhëzuan për përdorimin e katrorit të ekologut dhe rrjetave entomologjike, të cilat u vunë në zbatim gjatë eksplorimit në natyrë. Ky moment sa mësimor, por edhe emocionues, ndihmoi në aplikimin e njohurive të fituara në klasë në një kontekst praktik dhe në lidhje me mjedisin.
Eksplorimi në natyrë ofroi një mundësi të rrallë për nxënësit për të shijuar bukurinë e biodiversitetit që i rrethon. Nëpërmjet kësaj përvojeje, ata u frymëzuan për të vazhduar të respektojnë dhe të mbrojnë mjedisin e tyre, duke u bërë pjesë e një rruge të rëndësishme drejt ndërgjegjësimit mjedisor.