Nga Eda Zari
Artistet Eda Zari dhe Elina Duni së bashku me kolegë të tjerë të mirënjohur si Alban Nimani, Marsela Çibukaj, Genc Salihu etj janë bërë pjesë e fushatës për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Valbonës nga ndërtimi i hidrocentraleve. Të shtunën datë 29 tetor së bashku me artistë të tjerë, kanë organizuar një koncert-protestë në Valbonë me sloganin “#MosmaprekValbonën”.
Protestës iu bashkuan shumë qytetarë dhe aktivistë nga Tirana, Shkodra, Peja, Prishtina dhe Gjakova. Kjo protestë ndryshe i ka dhënë akoma më tepër jehonë çështjes kritike të ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë. Artistet e xhazit ftojnë publikun të bashkohen nesër datë 29.10.2016 në koncertin protestë në Valbonë.