Çfarë është ky “doracak”?
“Doracak-u për informimin mbi gjendjen e mjedisit dhe monitorimin e indikatorëve të mjedisit” është një manual bazik për realizimin e aktiviteteve komunitare për monitorimin mjedisor dhe shpërndarjen e informacionit tek publiku. Ai do t’u vijë në ndihmë individëve dhe OShC-ve që veprojnë në fushën e mjedisit për përfshirjen e komunitetit në aktivitete monitoruese. Qytetarët duhet të kenë mundësi të marrin informacion të përditësuar e të kuptueshëm për gjendjen e mjedisit ku jetojnë. Ata duhet të përfshihen gjithnjë e më shumë si pjesë integrale e ciklit të prodhimit dhe menaxhimit të informacionit mjedisor. Qëllimi i këtij manuali praktik është nxitja e monitorimit të mjedisit dhe kërkimit të informacionit nga qytetarët mbi gjendjen e mjedisit, duke i ndërgjegjësuar për rolin dhe kontributin e tyre në mbrojtje të mjedisit.
Manuali përmban 3 pjesë:
INFORMIM, RISI dhe ANGAZHIM
Për më shumë gjeni doracakun
Ky manual u prodhua në kuadër të projektit “Informacioni mjedisor për një qytetari aktive” dhe mundësohet financiarisht nga Ambasada Suedeze nëpërmjet programit SENIOR III i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC Shqipëri.