Çështja Vjosa- në Parlamentin Evropian

Njoftim për shtyp nga EcoAlbania

PE i kërkon Qeverisë Shqiptare të ndalojë ndërtimin e HEC-eve në lumin Vjosa dhe degët e saj.

Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën e Fleckenstein për progres-raportin 2014 të Shqipërisë. Me anë të kësaj rezolute në pikat 26 dhe 27 PE i kërkon Qeverisë Shqiptare të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në gjithë zonat e mbrojtura dhe në mënyrë të veçantë në Lumin Vjosa dhe degët e tij, pasi kjo dëmton lumin e fundit të paprekur dhe natyror në Evropë.

Gjatë protestës qytetare në lumin e Bënçës. (c) E. Loçe

“Ne e shohim rezolutën e Parlamentit Evropian si një mbështetje e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” dhe i kërkojmë Kryeministrit Edi Rama, të jetë në një linjë me vizionin tonë dhe të ndalojë ndërtimin e gjithë hidrocentraleve në ujëmbledhësin e Vjosës” thotë Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania-s.

Ndërkohë gjatë mesditës së 29 prillit 2015 aktivistët e mjedisit dhe banorë nga e gjithë lugina e Vjosës i janë bashkuar komunitetit të Bënçës për të protestuar kundër ndërtimit të hidrocentraleve në një nga degët më mbresëlënëse të saj. Pas fushatës ndërgjegjësuese të realizuar nga EcoAlbania me anë të një turi takimesh përgjatë gjithë luginës, banorët tashmë janë të vetëdijshëm për atë çfarë po rrezikojnë të humbin dhe janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre në këtë luginë.

Në total 31 HEC-e janë projektuar përgjatë Vjosës dhe degëve të saj, aktualisht 4 hidrocentrale janë duke u ndërtuar, dy prej tyre pikërisht në lumin e Bënçës.

Ne falënderojmë banorët e Përmetit, Vlorës, Selenicës, Gjirokastrës, që na mbështetën në ketë protestë qytetare për kauzën tonë të përbashkët në mbrojtjen e lumit të Vjosës si një trashëgimi natyrore kombëtare” shprehet Artisti i Merituar, Golik Jaupi. Më tej ai shton: “Ne jemi të vendosur dhe shpresojmë se Qeveria Shqiptare nuk mund të injorojë zërin e një krahine të terë”.

Ky park kombëtar i propozuar nga EcoAlbania dhe partnerët ndërkombëtar RiverWatch dhe EuroNatur është alternativa më e mirë për të ruajtur lumin e fundit të “egër” të Evropës dhe në të njëjtën kohë për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të zonës.

Informacion i përgjithshëm

Fushata për mbrojtjen e lumit Vjosa është pjesë e fushatës ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve më me vlerë të gadishullit ballkanik. Më shumë se 630 HEC-e janë projektuar aktualisht nga Sllovenia në Shqipëri. Për t’ju kundërvënë kësaj vale shkatërrimi, “EuroNatur” dhe “RiverWatch” kanë nisur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” në bashkëpunim me partnerët në vendet respektive të Ballkanit.

Për më shumë informacion:

www.balkanrivers.net | www.euronatur.org | www.riverwatch.eu

– Ulrich Eichelmann – Riverwatch | 0043 676 6621512 | [email protected]

– Gabriel Schwaderer – EuroNatur | 0049 7732 9272 0 | [email protected]

– Olsi Nika – EcoAlbania | 00355 69 29 44 757 | [email protected]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *