Kanionet e Osumit, Berat, 16.05.2024. Në kuadër të projektit të ISCCA, 19 nxënës të shkollës “Zylyftar Veleshnja”, së bashku me të ftuar nga AdZM Berat, u bënë pjesë e aktivitetit edukativ në Kanionet e Osumit.
Ata mësuan mbi konceptin “korridor ekologjik”, rëndësinë e tyre për vendin tonë e më tej dhe mënyrat se si mund të kontribuojnë në mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre duke filluar nga zonat përreth gjatë zbulimit të pamjeve të magjishme dhe biodiversitetit tw larmishëm të lumit Osum dhe kanioneve, që e përshkojnë atë.
Përveçse pjesës së diskutimit, nxënësit morën pjesë edhe në aksionin e pastrimit brenda Kanioneve të Osumit, si një përpjekje kolektive për të forcuar rëndësinë e kujdesit mjedisor dhe përgjegjësisë komunitare.
Këto aktivitete na sjellin më afër me natyrën dhe ndërgjegjësojnë brezin e ri se natyra është e vyer dhe se jemi ne ata që duhet ta ndihmojmë pak nga pak që ndryshimet të jenë të mëdha në të ardhmen. Gjithashtu, aktivitetet u mësojnw nxënësve se natyra është përgjegjësi e përbashkët dhe puna në grup është ai element që shkakton ndryshime pozitive.