Podcasti Historia e Vjosës: Një rrugëtim mbresëlënës nga zërat e Vjosës

Jemi të lumtur të njoftojmë nisjen e serisë sonë të podcast-eve të dedikuar lumit Vjosa – Parkuti të parë Kombëtar të Lumit të Egër në Europë! Gjatë këtij udhëtimi, do të dëgjoni zërat e Vjosës dhe betejën e palodhur për ta mbrojtur atë për brezat e ardhshëm.

Në çdo episod, do të dëgjoni aktivistë të pasionuar, shkencëtarë, banorë lokalë dhe mbrojtës të Vjosës që kanë përkushtuar jetën e tyre për të siguruar mbrojtjen e saj.

Dëgjoni Podcastin TANI

Të ftuar special dhe ekipi i zemrës blu të Evropës, me moderimin e Blendi Salaj do të ndajnë përvojat dhe sfidat e tyre personale në luftën për të mbajtur Vjosën të egër dhe të lirë.

Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të shpresës, qëndresës dhe lidhjes së pandashme midis njerëzve dhe natyrës.

Dëgjoni podcastin në Spotify dhe Youtube