Kuç, 15 Korrik, 2024 — Në një shfaqje të fuqishme të solidaritetit dhe rezistencës, Gratë e Guximshme të Kruščicës nga Bosnje Herzegovina vizituan Luginën e Shushicës për të mbështetur betejën e banorëve kundër projektit të diskutueshëm të devijimit të ujit. Më 12 korrik, ata organizuan një akt simbolik proteste duke krijuar një “zinxhir” njerëzor së bashku me banorët dhe aktivistët e zonës në urën të vjetër e historike në Brataj. Ky aksion u pasua nga një event i hapur në Kuç, për të festuar për Kruščicën dhe Shushicën me pjesëmarrjen e kryepleqve të fshatrave dhe komunitetit të zones.
Gratë e Kruščicës janë njohur ndërkombtarisht për guximin dhe vendoshmërinë e tyre për të mbrojtur lumin e tyre. Në 2021, ato u nderuan me çmimin prestigjoz Goldman Environmental Prize dhe në 2019 me çmimin EuroNatur Prize për angazhimin e tyre të palëkundur. Për më shumë se 500 ditë, këto gra të guximshme mbajtën një bllokadë 24/7, duke parandaluar në mënyrë të suksesshme ndërtimin e dy hidrocentraleve, që kërcënonin burimin e ujit të tyre. Rezistenca e paqësore, por e fuqishme u bë simbol i aktivizmit mjedisor duke frymëzuar komunitetet në të gjithë botën.
Me vizitën e tyre në luginën e Shushicës, gratë e famshme po vendosin në qendër të vëmendjes projektin shkatërrues në këtë degë të Vjosës – e cila është pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa. Projekti, që synon devijimin e ujit të lumit në bregdet për të plotësuar kërkesat e turizmit masiv atje, është përballur me një kundërshtim të gjerë nga komuniteti lokal dhe grupet mjedisore.
Protesta disa mujore e komunitetit kulmoi me një protestë në Tiranë në 25 Maj, ku një tub i madh i mbuluar me 1,500 firma u vendos në mënyrë simbolike para Kryeministrisë. Vendosmëria e banorëve vendas u përforcua nga mbështetja e Grave të Guximshme të Kruščica.
“Ne jemi këtu për të mbështëtur motrat dhe vëllezërit tanë në Luginën e Shushicës, për t’i motivuar që të qëndrojnë të forte, sepse ne e kuptojmë ndikimin shkatërrues, që këto projekte mund të kenë për komunitetin e prekur” tha Amela Zukan, një nga figurat e njohura të lëvizjes së Kruščicës. “Beteja për të mbrojtur Shushicën është e ngashme me lëvizjen për mbrojtjen e Kuruščicës. Lumenjtë tanë janë burimi i jetës së tokave tona dhe ne duket t’i mbrojmë ato për brezat e ardhshme.”
“Sot ne treguam unitet dhe vendosshmëri duke qëndruar bashkë kundër shkatërrimit të lumit tonë. Ne i kërkojmë kryeministrit të vendit të ndalojë këtë projekt dhe të dëgjojë zërin e banorëve”, tha Astrit Balilaj, Kryeplaku i fshatit Kuç.
“Zinxhiri” njerëzor, duke simbolizuar fuqi dhe ndërlidhje, shërbeu si një përkujtues prekës i fuqisë kolektive të lëvizjeve nga baza për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.
Informacion shtesë:
- Ky është një njoftim i përbashkët për shtyp nga EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur.
- Shushica – duke përfshirë edhe burimet e saj – është një degë e rëndësishme e Vjosës dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit të parë të Egër të Evropës që prej Marsit të vitit 2023. Me e ujësjellësit të Himarës, qeveria synon të devijojë ujin e burimit të Lëpushës (burimi i Shushicës) për ta çuar atë në bregdetin mesdhetar në mënyrë që të përmbushë kërkesat e turizmit masiv atje. 17 Km tubacione nga Kuçi në Himarë janë gati të përfunduar, megjithatë diga e devijimit – infrastruktura më e rëndësishme dhe më shkatërruese e projektit të devijimit ë ujit – është akoma për t’u ndërtuar. Projekti po financohet nga Banka Gjermane e Zhvillimit KfW dhe BE (Western Balkans Investment Framework), ndërkohë që punimet zhvillohen nga STRABAG-u Austriak. Ky projekt jo vetëm është shkatërrues për lumin, por I pavend, pasi ka burime të bollshme alternative ujore jashtë kufijve të parkut kombëtar për të përmbushur nevojat e Himarës, nëse kërkohët. Komunitetet vendase janë të vendosura të parandalojnë ndërtimin e digës së devijimit.
- Vjosa është lumi i fundit i madh i egër në Europë, jashtë Rusisë. Përgjatë rrugës së saj gati 270 kilometra, lumi rrjedh pothuajse i pandërprerë nga Malet e Pindit në Detin Adriatik. Në Mars të vitit 2023, pas 10 vitesh të fushatës tonë, qeveria shqiptare shpalli Vjosën, Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër të Europës.
- Iniciativa për të mbrojtur Vjosën është pjesë e fushatës së “Save the Blue Heart of Europe” e nisur nga Riverwatch dhe EuroNatur. Në Shqipëri, partneri vendas është EcoAlbania. Në përpjekjet tona për të mbrojtur Vjosën si një Park Kombëtar, ne u bëmë partnerë me kompaninë e huaj Patagonia.
- Fushata “Save the Blue Heart of Europe” mbështetet midis të tjerëve nga Manfred-Hermsen-Stiftung