Advokimi për kauzat mjedisore është një proces i cili në thelb synon bindjen e publikut ose vendimmarrësve për të vepruar rreth një çështje që ndikon apo rrezikon mjedisin.
Advokimi përmes rrjetëzimit të organizatave është efektiv pasi shton kapacitetet e ekspertizës, ul kostot ekonomike për fushatat ndërgjegjësuese apo për përballjet ligjore. Procesi parashikon motivimin dhe përfshirjen e komuniteteve, aktivistëve, si dhe përfaqësuesve të qytetarëve në organet e qeverisjes vendore apo qendrore.
Videoja e shkurtër grafike e cila është realizuar në kuadër të projektit ENGONA tregon më tepër rreth këtij procesi, informacionin mbi ligjin ndërkombëtar mjedisor, parimet kryesore të tij dhe ligjet e lidhura me të drejtën mjedisore.