Një rrugëtim bashkëpunimi filloi me një sërë takimesh në të gjashtë bashkitë që ndodhen brenda Korridorit Ekologjik “Polis-Valamare-Rungaje-Moravë-Gramoz”. Ky tur takimesh shënoi hapat e para drejt promovimit të korridorit ekologjik duke identifikuar dhe angazhuar palët e interesuara në këtë territor.
Qëllimi kryesor i këtij turi ishte identifikimi i partnerëve kryesorë që luajnë një rol vendimtar në suksesin e projektit. Takimet synonin njohjen e drejtëpërdrejtë me palët kyc në zbatimin e projektit, informimin e tyre mbi iniciativën e menaxhimit të qëndrueshëm të korridoreve ekologjike, aktiviteteve të projektit dhe marrjen e një inputi fillestar nga ana e tyre mbi zhvillimin e këtij territori. Gjatë gjithë këtij turi dy-ditor, ne patëm privilegjin të takoheshim me përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror.
Ditën e parë të turit patëm një diskutim të frytshëm me Drejtorin e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan Z. Brazhda. Takimet vijuan me përfaqësues të Bashkisë Librazhd, z. Aleksander Brazhda, të Bashkisë Prrenjas znj. Lindita Kokonozi, z. Leonard Loshi dhe Bashkisë Pogradec, Z. Arben Braho.
Diskutimet u zhvilluan edhe me përfaqësues të OJF-ve, si NGO Pogradec, Z. Ruzhdi Hymetllari dhe Korca Alpin, Z. Iljon Thanasi.
Ditën e dytë të turit u zhvilluan takime me përfaqësues të bashkisë Gramsh Z. Faik Leshi, bashkisë Skrapar, Z. Besnik Demko dhe Drejtorin e Administratës së Zonave të Mbrojtura F. Nako.
Këto takime ishin hapi i parë për të vijuar më tej me aktivitetet e projektit si lancimi zyrtar i projektit, aktivitetet edukuese/promovuese etj.