Top Channel: Bënça, fshati ku jetohet me bimë medicinale dhe pension

Në kronikën e publikuar nga Top Channel paraqitet situata socio-ekonomike e banorëve të fshatit Bënçë në Tepelenë.


Fshati i Bënçës është i rrethuar nga male, kanione, lumenj, pyje dhe monumente të trashëgimisë natyrore. Bënça është një fshat i vogël me rreth 40 shtëpi banimi ku mbizotëron mosha e tretë të cilët nuk kanë të ardhura të tjera përveç blegtorisë, grumbullimit dhe tregtimit të bimëve medicinale.


Ata pak banorë që munden fizikisht të punojnë presin stinën e pranverës që të shfrytëzojnë bimët medicinale për të siguruar sado pak të ardhura. Pavarësisht pasurive të shumta ujore, tokat e tyre janë nuk janë shumë pjellore dhe planet për ndërtimin e disa hidrocentraleve të vegjël cënojnë potencialin turistik të zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *