Forumi i dytë Publik kundër urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta
U zhvillua dje forumi i dytë publik mbi ndikimet negative të projektit urbanizues të “Mabetex Grup” në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në forumin e dytë të shoqërisë civile kishte pjesëmarrje të të rinjve, ekspertëve, deputetit të zonës e aktivistëve të mjedisit, të cilët u njohën me disa nga aspektet e pa trajtuara në forumin e parë publik të mbajtur më 9 nëntor 2017.