Vjosa në “Le Courrier des Balkans”-portali frankofon i Ballkanit reportazh për çështjen e HEC-it të Poçemit
“Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Në vend që ta mbrojë këtë pasuri të jashtëzakonshme natyrore, Autoritetet Shqiptare preferojnë të shfrytëzojnë potencialin e lartë të saj për hidro-energji”, e hap reportazhin gazetari Louis Seiller, i cili intervistoi përfaqësuesit e EcoAlbania-s pak kohë më parë.