Më datën 18 dhe 19 Maj 2022, u zhvilluan 2 forumet e rradhes me temën “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës.
Në bashkëpunim me organizatën EkoSvest, EcoAlbania ndau eksperiencën e saj për fushatën e Vjosës me kolegët në Shkup. Ekipi ynë u ndal në punën e bërë me median dhe strategjinë ligjore të ndjekur në rastin e Vjosës si një rast suksesi dhe motivimi për aktivistët dhe organizatat në rajon.
Rëndësi të veçantë iu dha taktikave dhe perpjekjeve të vazhdueshme për të ndaluar 2 hidrocentralet, të Poçemit dhe Kalivaçit, mbrojtjes së lumit Vjosa dhe degëve të saj si dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese apo mënyrës së transmetimit të mesazheve. Gjatë takimit u ngrit si çeshtje mungesa e bashkëpunimit midis organizatave dhe mbështetja kundrejt njëra tjetrës.