Ky raport i vlerësimit të performancës së energjisë në ndërtesa në qytetin e Tiranës publikohet pas një pune kërkimore dhe vlerësuese për 6 muaj. Ai ka për qëllim kryesor të japë informacion tregues në lidhje me performancën e energjisë në sektorin e banesave në familje të zakonshme dhe ato në vështirësi ekonomike, institucione publike dhe private si një mjet i vlefshëm për të adresuar sfidat për përdorimin e qëndrueshëm të energjisë së pastër, me synim efiçencën e energjisë dhe minimizimin e ndikimit negativ në mjedis.
Raporti vlerëson tipologjinë e banesave, koston e energjisë elektrike kundrejt të ardhurave, përdorimin e energjisë elektrike dhe cilësinë e jetesës si një fenomen të lidhur ngushtë me varfërinë energjetike. Vlerësimi paraqet situatën në Tiranë, duke nxjerrë më në pah faktin që kostoja e faturës së energjisë elektrike shpesh është e papërballueshme nga familjet me të ardhura të ulëta dhe rëndon te familjet me të ardhura mesatare mujore mbi 50 000 lekë.
Për materialin e plotë ju lutemi klikoni