Rishqyrtohet projekti për HEC-in e Kalivaçit-Vjosa në rrezik

++Qeveria shqiptare hap procedurën për koncesionin e HEC-it të Kalivaçit++OJF-të kundërshtojnë këtë vendim++

Tirana, Vienna, Radofzell. Pas 20 vjetësh zvarritje dhe shtyrje të punimeve, Qeveria Shqiptare vendosi të anulojë kontratën me kompaninë italiane Kalivaçi Green Energy për hidrocentralin e papërfunduar të Kalivaçit në Vjosë. Menjëherë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ri-hapi procedurat për dhënien e një koncesioni të ri Njoftimi i kontrates. Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë për të ndërtuar këtë hidrocentral deri më 18 korrik 2017, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

“Anulimi i kontratës ekzistuese e bën Vjosën ligjërisht të lirë nga HEC-et dhe ofron një mundësi të artë për të shpallur Vjosën si Parku i parë i një Lumi të Egër në Evropë. Megjithatë, qeveria ka vendosur të hapë procedurën e koncesionit, në kundërshtim me vullnetin e pushtetit vendor dhe komunitetit, aktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne do ta kundërshtojmë fuqimisht këtë projekt dhe do të vazhdojmë betejën për Vjosën e lirë, pa diga!”, tha Olsi Nika nga EcoAlbania dhe koordinator i fushatës për mbrojtjen e Vjosës në Shqipëri.

Projekti i Kalivaçit është hidrocentrali i parë në Vjosë i dhënë në vitin 1997. Ndërtimi i digës ka filluar në 2007, por është ndërprerë disa herë. Fillimisht, burimi kryesor i financimit ishte investitori italian Becchetti Grup dhe Deutsche Bank, por punimet kanë shkuar deri në nivelin 30 % duke e lënë lumin ende të paprekur.

Diga e papërfunduar e Kalivaçit. Tani një koncesion i ri duhet të vazhdojë ndërtimin e tij. (c) R. Dorozhani

Ky nuk është hidrocentrali i vetëm që qeveria shqiptare mundohet të ndërtojë, pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme. Ajo ka apeluar në Gjykatën Administrative vendimin për anulimin e hidrocentralit të Poçemit i cili planifikohej të ndërtohej më poshtë Kalivaçit. “Vendimi i gjykatës kundër HEC-it të Poçemit, i cili bazohej në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis (VNM) jo të përshtatshëm dhe konsultim publik të rremë, tregon mungesën e funksionimit të shtetit brenda qeverisë. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të respektojnë ligjin kombëtar dhe të ndjekin standardet ndërkombëtare në lidhje me procedurën e HEC-it të Kalivaçit”, tha Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” nga Riverwatch.

Duke e lidhur dhe me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që do të mbahen më 25 qershor 2017, Drejtori i Fondacionit EuroNatur shton: “Është e papranueshme që Qeveria Shqiptare ri-hap çështjen e Kalivaçit vetëm një muaj para zgjedhjeve. Vendimi për të shfrytëzuar Vjosën për hidro-energji në vend të ruajtjes së saj si lumi i fundit i egër në Evropë dhe nxitimi në periudhën zgjedhore do të sjellë pasoja të mëdha në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.”

Informacion shtesë:

  • Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë. Ajo rrjedh e paprekur përmes grykave të thella, zallishteve dhe ishujve për rreth 270 km nga malet e Pindit në detin Adriatik. Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile kompanisë turke për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, i cili është planifikuar të ndërtohet në pjesën më të pasur ekologjikisht të lumit të Vjosës.
  • Fushata “Save the Blue Heart of Europe” synon të mbrojë lumenjtë me vlera më të mëdha natyrore në gadishullin e Ballkanit. Fushata koordinohet nga OJF-të ndërkombëtare Riverwatch dhe EuroNatur në bashkëpunim me organizatat partnere në vendet e Ballkanit.

Kontakte:

Cornelia Wieser  –  Riverwatch, [email protected], +43 650 4544784

Olsi Nika – EcoAlbania, [email protected] +355 69 29 44 757

Katharina Grund – EuroNatur,  [email protected], + 49 7732 927210

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *