Reporter.al: Mënyra e gabuar për të dhënë një hidrocentral me koncesion

Nga Gjergj Erebara / BIRN

Qeveria aktuale ka nisur deri tani dy procedura koncesionesh për hidrocentrale të mëdha, që të dyja duke ndjekur të njëjtat procedura të gabuara të qeverisë paraardhëse, vetëm se kësaj here, edhe me më pak transparencë.

Diga e hidrocentralit të Komanit. (c) Gj. Erebara/BIRN

Në vitin 2003, Banka Botërore kreu një studim mbi potencialin e prodhimit të energjisë elektrike përmes ujit në Shqipëri. Studimi konkludoi se rreth dy të tretat e potencialit teorik hidrik të vendit nuk qe e shfrytëzyuar dhe se Shqipëria mund ta rriste prodhimin hidroenergjetik në mënyrë të ndjeshme duke ndërtuar hidrocentrale të reja apo duke ridizenjuar hidrocentralet ekzistuese.

Në vitin 2007, qeveria e kohës miratoi një ligj të ri për koncesionet, përmes të cilit, teorikisht, një kompanie private i lindte e drejta të identifikonte një mundësi për biznes duke shfrytëzuar një aset publik dhe ta paraqiste këtë ide në qeveri. Qeveria i jep ideuesit fillestar një bonus në një garë publike ku mund të marrin pjesë edhe kompani të tjera.

Ligji i koncesioneve i asaj kohe erdhi si reagim ndaj praktikave të qeverisë së mëparshme socialiste, të cilat, vendosnin të jepnin koncesione të parit që ia kërkonte një gjë të tillë. Pra u vendos koncepti ‘garë’ dhe koncepti ‘aset publik’. Në praktikë, zbatimi i ligjit nga qeveria e kaluar e ktheu konceptin ’garë‘ në një farsë. Koncesionet iu dhanë në shumicën dërrmuese të rasteve kompanive që i kërkuan ato, ndërsa gara nuk ndryshoi asgjë. Në total, qeveria e kaluar dha koncesione për disa qindra hidrocentrale të vegjël dhe të mesëm.

Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, i kritikoi shpesh këto koncesione. Psh: në gusht 2010, deputeti Erjon Braçe, në rolin e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist deklaroi se: “Procesi i dhënies me koncesion i pasurive kombëtare është thellësisht jo transparent, ndaj kërkojmë publikimin e menjëhershëm të çdo kontrate lidhur me këtë proces, në mënyrë që të shihen qartë përfituesit, vlerat, detyrimet dhe përmbushja e tyre në bazë të ligjit”. Sipas Braçes, modeli i qeverisë së kaluar qe “paguaj kryeministrin e merr ç’të duash”.

Artikullin e plotë të publikuar nga Reporter.al mund ta gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *