#Protect Water – mbroni ujin – mbroni jetën e egër



Lumenjtë dhe liqenet, që lundërzat dhe pilivesat i quajne shtëpi, janë duke u shkatërruar në Evropë.

Vepro TANI për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

LUNDËRZA

Lundërzat arrijnë një gjatësi trupore nga 100 deri në 130cm ose 140 cm nëse përfshihet edhe bishti.


Lundërzat jetojnë në tokë dhe në ujë. Ato gjenden në lumenj, përrenj, liqene dhe laguna. Lundërzat preferojne zona me shumë bimësi: në breg ose në shratin e lumit.


Lundërzat janë zhytëse shumë të mira dhe mund të rrinë nën ujë deri në 10 minuta.


Lundërza peshon nga 7 deri në 12 kg.


Lundërzat kanë një gëzof të trashë ngjyrë kafë që i mbron nga i ftohti dhe lagështia e ujit.


Lundërzat ndoshta dukën sociale, por ato në fakt e kalojnë jetën vetëm, meshkujt dhe femrat bashkohen vetëm gjatë çiftëzimit.


Lundërzat preferojne të flenë gjatë ditës dhe të ruajnë energjinë për të nisur aktivitetin gjatë natës.


Shumë nga ushqimet e lundërzave vijnë nga uji: peshqit dhe gaforret janë kryesoret. Për të ndryshuar ndonjëherë, ato gjuajnë në tokë për shpend, vezë, insekte dhe kafshë të vogla.

Ato zakonisht hanë më shumë se 1 kg ushqim në ditë.


Lundërzat lindin dy ose tre këlyshë, të cilët lindin të verbër dhe hapin sytë pas 1 muaji dhe fillojnë të largohen nga foleja pas 2-3 muajsh.


Lundërzat e vogla nuk jane notare të lindura dhe gezofi i tyre i fryrë e bën ketë edhe më të vështirë, kështu që ato zakonisht tërhiqen në ujë nga nëna e tyre kur ato janë 16 javësh.

Ato mësojne shpejt dhe fillojnë të kapin vetë ushqimin e tyre.


Lundërzat e vogla rrine me nënën e tyre deri në 14 muaj dhe arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 2-3 vjeç.


Lundërzat janë anëtare të familjes së Mustidëve.


Lundërzat kanë shikim, nuhatje dhe degjim të mprehtë. Sytë e tyre janë të vendosur lart në kokë, kështu që ato mund të shohin mirë kur pjesa tjeter e trupit është nën ujë.


Lundërzat komunikojnë dukë përdorur tinguj zanor, si fishkëllimat dhe cicerimat e shpendve

.
Janë identifikuar mbi 100 komponentë të ndryshëm të aromës së lundërzës. Rreth 17 prej tyre mendohet se përmbajnë informacion mbi seksin, moshën, madje edhe njohjen individuale, të cilat mund të përdoren nga lundërza të tjera.


PILIVESA


Pilivesat janë antike! Shumë kohë më parë, pilivesat pushtonin ajrin: paraardhesit e pilivesës moderne, kane ekzistuar edhe para 300 million vitesh!


Sapo dalin nga veza, nimfat e pilivesave gjuajnë invertebror të tjerë të ujit. Ato ushqehen me peshq të vegjël si dhe larva të tjera.


Pilivesat jane specie të ujit. Ato depozitojne vezët e tyre në siperfaqen e ujit, ose në disa raste, i fusin ato në bimë ujore ose myshqe.


Jeta e nje pilivese nuk është piknik. Kur ato rriten, pilivesat nimfa zvarriten nga uji nëpër shkëmbinj dhe bimë dhe zhveshin lekurën e tyre për herë të fundit. Duhet rreth nje orë që një i rritur të zhvillojë trupin e tij. Kjo pilivesë e sapo dalë ka trup të butë dhe të zbehtë, si pasojë është edhe preh e lehtë për grabitqarët. Në ditët e para, deri sa trupi i tyre forcohet plotëshisht, ato jane fluturuese të dobëta. Si të tilla, shpendët dhe grabitqarët e tjerë konsumojnë një numër të konsiderueshëm të pilivesave të reja në ditet e para të tyre si adulte.

Ashtu si insektet e tjera, pilivesat kanë shikim shumë të mirë. Kjo ndodh ngaqe ato kane sy të mëdhenj dhe shikim thuajse 360 gradë dhe mund të shohin një spektër me të gjerë ngjyrash se ai që shohin njerëzit. Çdo sy i tyre mban 30,000 lente; një pilivesë perdor rreth 80% të trurit të vet për të procesuar të gjithë informacionin vizual që ajo merr. Ky vizion i gjerë i ndihmon pilivesat të dallojnë lëvizjen e insekteve të tjera dhe të shmangin përplasjet gjatë fluturimit.

Pilivesat mund të levizin secilin nga katër krahët e tyre në mënyrë të pavarur. Ato mund të lëvizin secilin krah lart e poshte dhe ti rrotullojnë ata para dhe mbrapa aksit. Pilivesat mund të lëvizin drejt përpara ose poshtë, mund të fluturojnë mbrapa, të ndalojnë dhe rrinë pezull, të bëjnë kthesa, me shpejtesi të plotë ose të ngadalësuar.

Një pilivesë mund të fluturojë përpara me shpejtesi 30 milje për orë.

Konkurenca për femrat është e fortë dhe meshkujt i largojnë me agresivitet konkurentët e tyre. Në disa specie, meshkujt caktojnë dhe mbrojnë teritorin nga pushtuesit e tjerë.

Si çdo insekt, edhe pilivesat teknikisht ngrohen nga jashtë, por ato lëvizin krahët e tyre, duhe përdorur lëvizje shumë të shpejta për të ngrohur trupin. Disa pilivesa mbeshteten në energji diellore për ngrohjen e trupit dhe pozicionohen maksimalisht nën rrezet e diellit. Disa edhe i perdorin krahët e tyre si reflektore, duke i anuar ato në menyre që të hedhin dritën në trupin e tyre. Ne ditë shumë të nxehta pilivesat do marrin pozicion në menyrë që krahët e tyre i mbrojnë nga rrezatimi i tepërt i diellit.