Nga Ben Andoni / JAVA
Pak ditë më parë, në fjalën e tij në një tryezë investitorësh, kryeministri shqiptar Rama është shprehur për një ndalim të babëzisë për investime, duke aluduar se Vjosa, mes shumë të tjerave, do të sistemohet. Por, në këtë sintaksë, njerëzit e mjedisit nuk janë të qartë, nëse ai do të lejojë ndërtimin në Kalivaç apo jo! Nëse ai do ta lejojë, që ka gjasa, kjo do të thotë se ideja e parkut komprementohet shumë, sepse mbetet aktive vetëm një pjesë, kurse vetë Vjosa, nuk është më ai lumi i fundit i egër i Evropës, për të cilin krenohemi…
Nëse do të ndërtohet Kalivaçi, ashtu si po nënkuptohet nga lëvizjet e fundit të qeverisë Rama, i bie që vetëm rrjedha e sipërme e Vjosës të jetë pjesë e projektit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Kjo do të thotë se lufta shumëkohëshe e Riverwatch, Euronature, partnerëve shqiptarë dhe e gjithë shoqërisë civile të kthehet në një nul. “Duket se ka ardhur momenti, që këtë kohë ta quajmë kohën më të rëndësishme për të ardhmen e Vjosës”,-na thotë Ulrich Eichelmann, CEO i Riverwatch, koordinator i fushatës së “Save the Blue Heart of Europe”. Por, nëse është e vërtetë kjo, që do të lejohen ato investime, që kanë shkuar në një nivel të caktuar (futet edhe Kalivaçi), duket se qeveria ka bërë një kompromis politik duke dashur të jetë mirë me të gjithë palët. Pra park në Veri të Kalivaçit dhe diga poshtë tij. Me këtë rast, Rama “përmbush” premtimin që i dha në takimin e 11 Marsit këtyre autoriteteve, por ndërkohë kënaq dhe investitorët.
Në gjithë këto muaj, njerëzit e mjedisit duket se kanë fjetur pak, duke besuar verbërisht në fjalët e kryeministrit, por edhe në prononcimet publike të shumë personaliteteve politike dhe sociale. Në fakt, shenjat janë dhënë që në fushatë, pasi është raportuar (kjo s’konfirmohet) se në Selinicë është thënë nga Rama: se Kalivaçi duhet ndërtuar për të shpëtuar nga përmbytjet. Me fjalë të tjera:”Nëse qeveria shqiptare lejon ndërtimin e digës për shembull të Kalivaçit, e gjithë tërësia unike e këtij parku do të jetë e humbur. Në këtë rast, nuk mund ta mbështesim më idenë e një Parku Kombëtar të Vjosës. Në të kundërtën, të paktën me sytë e mi, vetëm pjesa e sipërme e Vjosës nuk ia vlen të bëhet Park Kombëtar. Dhe kjo do të jetë shumë e vështirë për t’ia shpjeguar publikut ndërkombëtar që e flijuat këtë lumë dhe pastaj krijuat një Park Kombëtar me atë segment që mbeti.
Kjo jo vetëm nuk do tingëllojë mirë dhe mund të shkaktojë një reagim mjaft të madh ndërkombëtar. Vjosa është tani e njohur ndërkombëtarisht. isht”, thotë Eichelman, që në këto kohë ka bërë punën në terren dhe ka luftuar shumë ndërkombëtarisht me medie prestigjioze, për çështjen e Vjosës. Por, ndërsa në Selenicë është thënë për ndërtimin e hidrocentralit, në Përmet, Rama ka premtuar që Vjosa të jetë Park Kombëtar dhe se ky projekt është tashmë në planet e Qeverisë.
Shkrimin e plotë të publikuar te JAVA mund ta lexoni këtu