Kronikë, A1 Report
Lobimi i fuqishëm i fushatës” Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” për mbrojtjen e lumenjve të Balkanit dhe veçanërisht të lumit Vjosa në Shqipëri, ka sjellë edhe reagimin e deputetëve të Parlamentit Europian e madje pritet të diskutohet në seancë plenare në Strazburg.
Gjatë diskutimeve mbi projekt-rezolutën e raportuesit për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein në Komisionin e Punëve të Jashtme, një prej eurodeputetëve ngriti shqetësimin mbi ndërtimin e hidrocentralit të Langaricës. Eurodeputeti Igor Soltes, nga grupi parlamentar i të Gjelbërve tha se kjo çështje përbën një shqetësim mjedisor dhe ekonomik, që edhe pse i përfshirë në projekt-rezolutën e Fleckenstein duhet ngritur edhe në nivel plenar.