Lum Lumi i Lirë në median kombëtare

Kënga protestë e realizuar nga dyshja Eda Zari- Elina Duni së bashku me artistët Vlashent Sata, Linda Rukaj, Shpat Deda, Sokol Çunga, Rhani Krija, Emiljan Dhimo, Kleidi Eski, Mikaela Minga ka bërë jehonë edhe në mediat kombëtare në vend. Artistët në mëyrë vullnetare dhe me iniciativën e tyre prodhuan këngën “Lumi Lumi i Lirë” e cila përmes zërit të tyre brilant mundohet t’i japë zë komuniteteve të prekura nga HEC-et në Valbonë dhe Vjosë duke bërë thirrje për më shumë mbështetje nga qytetarët shqiptarë.

Lum Lumi i lirë! ( Lirika)


O Valbonë me Shtojzovalle,


që këndon tek zbret ndër male,


ujin duan të ta shterin,


shtratin duan të ta bjerrin.


O moj Vjosë valë-valë,


zonjë e rëndë, ti zonjë e rrallë,


vrullin duan të ta presin,


trupin duan të ta shesin.


Lumi qante lumin, ti dhe unë nuk bzajmë


ç’qe ky fat hajdut që na zhvat nam e nishan.


(Refren) S’duam tuba, s’duam diga,


s’duam pengesa dhe prita.


Duam çdo njeri i mirë të thërrasë:


Lum Lumi i Lirë!


Lumi vajton lumin, Valbonë shtatdhunuar,


si në përrallë murosur o nuse gji zbuluar.


Thellë në shtrat o Vjosë zë rrënjë betonimi,


kujë, mall e qumësht, si në legjendë murimi.


Kush është sot vërtetë shqiptar


Shqipen s’e nxjerr në pazar, por thotë:


“Mos vendos për mu, diga mbi lumenj nuk du!”

Lajmi u publikua edhe nga: