Letra e hapur e EcoAlbanias (kliko këtu për të shqyrtuar letrën) drejtuar më 5 prill 2021 Kryeministrit Edi Rama për sa i përket çështjes së Vjosës, se cili status është më i vlefshëm për t’iu dhënë si mbrojtje “Park Natyror/Rezervat Natyror
i Menaxhuar (Kategoria IV)” apo “Park Kombëtar (Kategoria II)”, mori një mbulim të ndjeshëm mediatik.
Kryeministri qe shprehur në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili se “Vjosa nuk mund të shpallet si luginë Park Kombëtar sepse kjo do të pengonte zhvillimin e agroturizmit”. Në letrën e EcoAlbanias, kërkohej takim për t’u diskutuar më tepër rreth kësaj çështjeje, teksa përcilleshin shembuj konkret se si në zona të tjera të rajonit Parku Kombëtar kishte sjellë më tepër të ardhura si “një tërheqje shtesë” apo “markë turizmi” për vizitorët.
Reagimi i EcoAlbanias u raportua nga media me emër si Top-Channel, Shqiptarja.com, Fax-News, Exit.al, Politico.al, apo dhe Konica.al:
- EcoAlbania letër të hapur Ramës: Vjosa të shpallet Park Kombëtar i Kategorisë së dytë (Top-Channel)
- EcoAlbania letër Ramës: Të shpallet Vjosa Park Kombëtar i kategorisë së dytë! Kërkojmë një takim me ju (Shqiptarja.com)
- Vjosa Zonë e Mbrojtur nuk mjafton, EcoAlbania i shkruan Ramës: Pse opsioni më i mirë është Park Kombëtar (Fax-Web.al)
- EcoAlbania letër Ramës të shpallë Park Kombëtar lumin Vjosa (Exit.al)
- EcoAlbania letër Ramës: Vjosa të shpallet Park Kombëtar, nuk e dëmton agroturizmin, por gjeneron të ardhura (Politico.al)
- EcoAlbania letër Ramës: “Të shpallet Vjosa Park Kombëtar i kategorisë së dytë!” (Konica.al)