Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesRaporte ISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz.

Udhëzues për Pjesëmarrjen Publike të Aktorëve Lokal

Udhëzues për Pjesëmarrjen Publike të Aktorëve Lokal Shiko & Shkarko Ky udhëzues praktik synon të mbështesë bashkitë dhe aktorët lokalë në Shqipëri në organizimin dhe zhvillimin e proceseve efektive të pjesëmarrjes publike në vendimmarrje, me fokus në menaxhimin e qëndrueshëm të korridoreve ekologjike në zonën Polis–Valamarë–Rungajë–Moravë–Gramoz. Dokumenti ofron mjete konkrete, modele të zbatueshme dhe shembuj […]

CategoriesISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz. Uncategorized @sq

Aksion pastrimi, mbjellje fidanësh dhe angazhim komunitar në shkollën “Xhile Liçi”, Skënderbegas, Gramsh

Më 13 mars 2026, në shkollën e mesme të bashkuar “Xhile Liçi” në Skënderbegas, Gramsh, u zhvillua një aksion pastrimi dhe mbjellje fidanësh, me pjesëmarrjen e gjithë nxënësve të shkollës, në kuadër të projektit ISCCA. Duke qenë se kjo zonë ishte ndër më të prekurat nga zjarret gjatë verës së kaluar, aktiviteti synoi të kontribuojë […]

CategoriesISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz. Uncategorized @sq

Orë edukative me nxënësit e shkollës “Jonuz Çarçiu” në Gjergjovinë, Gramsh

Më 12 mars 2026, në shkollën e mesme të bashkuar “Jonuz Çarçiu” në Gjergjovinë, Gramsh, u zhvillua një orë edukative me nxënësit e klasave 1-5, në kuadër të projektit ISCCA, me fokus në ndërgjegjësimin mbi biodiversitetin dhe rolin e korridoreve ekologjike. Aktiviteti nisi me një prezantim të shkurtër, të përshtatur për moshën e nxënësve, mbi […]

CategoriesISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz.

Takime me komunitetet lokale për korridoret ekologjike dhe sfidat mjedisore në zonën Polis-Valamarë-Rungajë-Moravë-Gramoz

Në kuadër të projektit ISCCA, u organizua një seri takimesh me komunitetet lokale në disa zona të rajonit, me qëllim prezantimin e konceptit dhe rëndësisë së korridoreve ekologjik, diskutimin e sfidave mjedisore dhe shkëmbimin e mendimeve me komunitetet mbi çështjet që prekin territorin. Gjatë takimeve u prezantua gjithashtu Plani i Veprimit i hartuar në kuadër […]

CategoriesISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz. Projekte në zbatim

Korridoret ekologjike në fokus: Edukim dhe veprim me të rinjtë në Bilisht

Bilisht, Devoll, 12 shkurt 2026
Në kuadër të projektit ISCCA, u zhvillua një orë edukative me 30 nxënës të vitit të parë në Gjimnazin “Fuat Babani” në Bilisht, me fokus rëndësinë e korridoreve ekologjik dhe lidhjen midis habitateve natyrore.
Kjo orë edukative nisi me një prezantim të shkurtër mbi konceptin e korridoreve ekologjik, fragmentimin e habitateve dhe ndikimin e urbanizimit, infrastrukturës, dhe ndërhyrjeve të tjera njerëzore në lëvizjen e specieve. Nxënësit u njohën me rolin që korridoret luajnë në ruajtjen e biodiversitetit, në lëvizjen dhe migrimin e kafshëve, si dhe dhe në mundësimin e shkëmbimit gjenetik mes popullatave.
Aktiviteti më pas vijoi me një punë praktike ku nxënësit u ndanë në grupe. Secilit grup iu dha një poster me një simulim të një peizazhi të fragmentuar, ku habitatet natyrore ishin të ndara nga njëra-tjetra. Detyra e tyre ishte të “rindërtonin” lidhjen mes habitateve, duke krijuar korridore ekologjike dhe duke rikthyer speciet në zonat e tyre natyrore.
Përmes këtij ushtrimi, nxënësit reflektuan mbi mënyrat se si mund të lidhen habitatet e ndara, cilat elemente natyrore mund të shërbejnë si korridore (brezat pyjorë, rikthimi i rrjedhës natyrore të lumenjve të ndërprerë nga digat, apo urat e gjelbra), si dhe cilat pengesa duhet të merren në konsideratë gjatë planifikimit të territorit.
Në fund të aktivitetit, secili grup prezantoi zgjidhjen dhe argumentoi mënyrën e vendosjes së korridoreve ekologjike dhe lidhjes së habitateve. Diskutimi nxori në pah rëndësinë e planifikimit të qëndrueshëm dhe rolin që ndërgjegjësimi mbi konceptin e korridoreve ekologjik luan në mbrojtjen e natyrës.
Kjo orë edukative synon forcimin e kuptimit të të rinjve mbi lidhjen mes zhvillimit dhe ruajtjes së natyrës, duke i inkurajuar ata të mendojnë në mënyrë kritike se si ndërhyrjet nga dora e njeriut ndikojnë në ekosisteme. Përmes aktiviteteve interaktive, konceptet e biodiversitetit dhe lidhjes ekologjike bëhen më të prekshme dhe më të kuptueshme për brezin e ri.

CategoriesProjekte në zbatim ISCCA - Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz.

Korridoret Ekologjike dhe Vendimmarrja: Takim Prezantues për Pjesëmarrjen e Publikut në Nivel Lokal

Në kuadër të Projektit ISCCA – Menaxhimi i Qëndrueshëm i Korridoreve Ekologjik në Zonën Polis-Valamarë-Rungajë-Moravë-Gramoz, u zhvillua takimi prezantues me përfaqësues të bashkive, AdZM-ve, Organizatave të Shoqërisë Civile dhe sektorit privat, përfshirë guida turistike të zonës, me fokus prezantimin dhe diskutimin e Draft-Udhëzuesit për Pjesëmarrjen e Publikut në Nivel Lokal. Qëllimi i këtij takimi ishte […]

×