Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesFushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Iniciativa Projekte në zbatim

Java e Mbjelljes në Vjosë: Rikthimi i Pyjeve të Lumit të Fundit të Egër në Europë

Gjatë javës 16–21 nëntor 2025, EcoAlbania, me mbështetjen e Riverwatch dhe Patagonia, përmbylli me sukses Javën e Mbjelljes në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa. Kjo nismë bashkon komunitetet, ekspertët, vullnetarët dhe institucionet lokale në restaurimin e ekosistemeve pyjore autoktone përgjatë lumit të egër të Shqipërisë. Aktivitetet e këtij viti u zhvilluan në kuadër të projektit ReForestVjosa, një nismë afatgjatë e […]

CategoriesFushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Lajme Njoftime për shtyp

Reagimi i EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch ndaj Shpalljes së Vjosës si Rezervë e Njeriut dhe Biosferës (MAB) nga UNESCO

Në shtator 2025, lumi Vjosa u njoh zyrtarisht si “Rezervë e Njeriut dhe Biosferës” nga UNESCO, gjatë Kongresit Botëror të Rezervave të Biosferës në Kinë. Ne e mirëpresim dhe e vlerësojmë këtë shpallje si pjesë të Programit MAB të UNESCO-s. Ky vlerësim thekson edhe më tej vlerën e jashtëzakonshme ekologjike dhe kulturore të lumit Vjosa […]

CategoriesFushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Lajme

Gazetarë kombëtarë e ndërkombëtarë dëshmojnë kërcënimet me të cilat përballet parku i parë kombëtar i lumit të egër në Europë, Vjosa

Nga 1 deri më 3 shtator, EcoAlbania, me mbështetjen e EuroNatur, Riverwatch dhe Patagonia, organizoi një tur mediatik përgjatë lumit Vjosa, Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër në Europë. Qëllimi ishte të sillte gazetarë kombëtarë dhe ndërkombëtarë përballë kërcënimeve mjedisore të vazhdueshme, të identifikuara në raportin e fundit të EcoAlbania-s “Hartëzimi i Kërcënimeve”. Një […]

CategoriesFushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Ne Media Njoftime për shtyp

Presione në rritje kërcënojnë Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa – Kërkohet Veprim i Menjëhershëm

Deklaratë e përbashkët për shtyp nga EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur Tiranë, Vjenë, Radolfzell – 1 Korrik 2025 – Dy vite pas shpalljes së tij historike në mars 2023 si Parku i parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë, lumi Vjosa po përballet vazhdimisht me presione nga industritë nxjerrëse, zgjerimi i infrastrukturës dhe zhvillimi i pakontrolluar, […]

CategoriesESPID4Vjosa Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”

Java Shkencore përgjatë lumit Vjosa: Një udhëtim kërkimor nga delta deri në burim

Lugina e Vjosës, 28 prill – 3 maj 2025. Edhe këtë vit shkencëtarët për Vjosën zhvilluan Javën Shkencore të Vjosës, një aktivitet ndërdisiplinor që përfshiu një itinerar të gjerë përgjatë gjithë gjatësisë së lumit, nga delta e lumit deri në rrjedhën e sipërme pranë kufirit me Greqinë. Ky aktivitet mblodhi pedagogë dhe studentë nga Fakulteti […]

CategoriesLajme Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”

Rezistenca për Shushicën vazhdon: Banorët ngrenë çadrën simbolike të rezistencës

Kuç, Shushicë – 5 prill 2025. Banorët e luginës së Shushicës vijuan këtë të shtunë protestën kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës, i cili synon të marrë ujin nga burimi i Lëpushës – vend prej nga buron lumi i Shushicës. Përfaqësues nga 36 fshatra të luginës kërkuan ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe largimin e […]

×