Organizatat e shoqërisë civile reagojnë ndaj vendimit të Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Një grup organizatash të shoqërisë civile kanë reaguar sot në lidhje me mos miratimin e disa propozimeve për ndryshime në ligjin për koncesionet. Me një angazhim mbi njëvjeçar, EcoAlbania në bashkëpunim me organizata mjedisore kombëtare dhe lokale, ekspertë të ligjit emjedisit, ka ndërmarrë nismën për ndryshime në paketën ligjore të koncesioneve për HEC-et.