InTv.al: “Ruani zemrën blu të Ballkanit”

Televizioni gjerman ZDF ka publikuar dokumentarin e shkurtër 30 minuta “Wahnsinn Wasserkraft” (Çmenduria e HEC-eve). Dokumentari u shfqa dje në kanalin gjerman ZDF, Në Ditën Botërore të Lumenjve, i cili flet për maninë e HEC-eve në lumenjtë e Ballkanit, me Vjosën në qendër të tij.

Me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), lumi i fundit i egër në Evropë, lumi Vjosa, ruajtja e thesareve natyrore, e ardhme e qëndrueshme ekonomike për Ballkanin. Që kjo të mos ndodhë, shoqata ambientaliste e EuroNatur në Gjermani dhe Riverwatch në Austri, në bashkëpunim me organizatat ambientaliste në vende të ndryshme të Ballkanit, po zhvillojnë fushatën ndërkombërare “Ruani zemrën blu të Europës”. 

Pamje e Vjosës. (c) In Tv

“Kjo fushatë përqëndrohet në tri zona kryesore: ruajtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, Parkun Kombëtar Mavrovo në Maqedoni dhe lumin Sava që kalon në Slloveni, Kroaci , Bosnjë- Hercegovinë dhe Serbi. Ne synojmë të ndërgjegjësojmë shoqërinë dhe politikanët për vlerat e lumenjve të Ballkanit dhe rrezikun që u kanoset atyre nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve. Ne besojmë që e ardhmja ekonomike e vendeve të Ballkanit mund të jetë më e qëndrueshme duke nxitur ruajtjen e thesareve natyrore dhe potencialet e tyre për një zhvillim social- ekonomik të vlefshëm për brezat e ardhshëm,” thotë Ulrich Eichelmann, njëherazi edhe koordinator i kësaj fushate. Ulrich Eichelman thotë se Vjosa ofron jo vetëm një mjedis të paprekur natyror, por edhe bukuri të rrallë: “Kur vizitova për herë të parë Shqipërinë dhe pashë Vjosën mbeta i shtangur, pasi nuk mendoja se kishin mbetur lumej të tillë në Evropë”.

Artikullin e plotë të publikuar nga InTv.al mund ta gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *