Njoftim për shtyp nga EcoAlbania
EcoAlbania po vijon takimet informuese dhe ndërgjegjësuese me komunitetet lokale në luginën e Vjosës të cilët preken nga rreziku i radhës për lumin Vjosa, ndërtimi i HEC-it të Kalivaç-it. Nga të dhënat zyrtare të derimëtanishme, përmes buletinit nr. 43 dt. 30.10.2017, të shpallur nga Agjencia e Prokurimit Publik jepet informacioni mbi fituesin për kontratën me objekt “Dhënie me koncesion e hidrocentralit Kalivaç”.
- Situatën aktuale të projekteve të HEC-eve në Luginën e Vjosës
- Ndikimin mjedisor dhe socio-ekonomik të projektit të HEC-it të Kalivaçit
- Të drejtën e komuniteteve lokale për tu informuar në vazhdimësi dhe për të marrë pjesë në konsultimet publike që duhet të zhvillohen nga kompania koncesionare apo institucionet përgjegjëse, në mënyrë që banorët të bëhen pjesë e procesit të vendimmarrjes
- Vizionin për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Luginës së Vjosës.
Vizioni i Eco Albanias për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Luginës së Vjosës është i njëjtë me atë të banorëve të zonave të prekura nga ndërtimi i HEC-it të Kalivaç-it: Lugina e Vjosës përbën një potencial të lartë për zhvillimin e turizmit dhe kërkimeve shkencore. Për më tëpër lumi është i lidhur ngushtësisht me jetën e përditshme të banorëve të zonës, duke ofruar mundësi për zhvillimin e bujqësisë, peshkimit dhe turizmit si burimi kryesor i zhvillimit ekonomik.
EcoAlbania do të vijojë takimet informuese e ndërgjegjësuese me komunitetin lokal që preket nga HEC-i i Kalivaç-it, në mbrojtje të Vjosës, lumit të vetëm më të madh në Europë që ende rrjedh i lirë e i pacënuar nga ndërtimi i hidrocentraleve.
Ky takim u organizua në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës” ndërmarrë nga Riverwatch dhe Euronatur në bashkëpunim me OJF-të partnere lokale si EcoAlbania në Shqipëri.