Shqipëria…është me shumë mundësi i vetmi vend në Evropë ku asnjë troftë ngjyrë kafe nga ujërat e Atlantikut nuk është introduktuar nga dora e njeriut. Rekombinimi gjenetik i popullatës së troftës është i madh dhe përfshin lloje si: S. marmoratus, S. ohridanus, S. Letnica– tre deri në katër subspecie apo forma, S. Trutta të cilat jetojnë në përrenj dhe liqene, S. farioides, S. peristericus, S. Montenegrinus… Fatkeqësisht këto xhevahire të evolucionit janë specie shumë të rrezikuara në Shqipëri, për shkak të shqetësimit të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit. Megjithatë, ato mund të gjenden ende në vende të largëta, shumë nga prej tyre janë mjaft të vështirë për tu vizituar.
Pyetjet kryesore që duan përgjigje: Cila trofte është ku? Dhe me cilat specie kemi të bëjmë në basenin e Valbonës?
Njohuritë shkencore janë baza për të kuptuar më mirë situatën aktuale në zonën e projektit dhe për të punuar për ruajtjen e qëndrueshme të troftës. Në një studim të mëparshëm, të realizuar në vitin 2005, është konstatuar se trofta në Valbonë është gjenetikisht heterogjene. Nuk dihet nëse janë të lidhura gjenetikisht me sistemin, as nëse janë native apo të introduktuara. Ndërsa në Maqedoni dhe Serbinë e jugut, janë vërejtur shumë zhvendosje ndërmjet lumenjve të Adriatikut dhe Egjeut.
Duke qenë se ka larmishmëri të madhe të troftës në këtë rajon, është e rëndësishme të përcaktohet njësia evolutive dhe menaxhuese. Prandaj është sugjeruar të përsëritet studimi dhe të shtrihet në pika të tjera (në ujëmbledhësin e Valbonës dhe në basenet e lumejve fqinj), të cilët potencialisht mbajnë troftën autoktone. Në të njejtën kohë mund të matet edhe dendësia e saj. Besohet që studime të tilla 10 vjeçare janë parakusht për mbrojtjen e troftës dhe habitateve. Bazuar në rezultatet e arritura në këtë fazë, do të konsiderohen hapat e tjera.
Partnerë në këtë projekt janë Fondi për Mbrojtjen e Troftës Kontinentale, së bashku me organizatën EcoAlbania.
Alain Crivelli — Drejtor Kërkimi në Tour du Valat, Qendra për Ruajtjen e Ligatinave Mesdhetare (Francë). Koordinator Kërkimi
Aleš Snoj– Kërkues Shkencor, në Universitetin e Lubjanës (Slloveni). Grupi i restaurimit të troftës ballkanike. Gjenetist.
Nga: Rene Boumont/ CTCF & Olsi Nika/ EcoAlbania
Për më shumë informacion:
www.continentaltrout.com | Continental Trout-Albania
Olsi Nika – E-mail: [email protected] | Tel.: +355 69 29 44 757
René Beaumont – E-mail: [email protected]