Më datën 2 Maj 2022, në bashkëpunim me organizatën Montenegrin Ecologists Society (MES) u zhvillua forumi i dytë “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” në Malin e Zi. Ky forum ishte pjesë e një aktiviteti 3 ditor të fushatës “Të shpëtojme (lumin) Komarnicën” (Spasimo Komarnicu) të organizuar nga data 30 Prill deri në datën 3 Maj në fshatin Dojna Brezna pranë Lumit Komar. Aktiviteti ishte një reagim i OJF-ve kundër Hec-it që është planifikuar të ndërtohet mbi lumë. Gjatë 3 ditëve u organizuan, rafting, hiking në natyrë si dhe workshop-e dhe takime të ndryshme ku një prej tyre ishte dhe forumi për fushatën e Vjosës.
Gjatë forumit u diskutua rreth fushatës së Vjosës, fushatat mediatike dhe ligjore që janë ndërrmarë. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të Malit të zi dhe aktivistë, me të cilët u ndanë gjithashtu edhe 2 manuale praktike rreth: Mjetet ligjore për të ngritur një strategji litigimi dhe Teknikat për të rritur ndërgjegjësimin nëpërmjet medias, të cilat do të jenë shumë frytdhënëse në fushatën e ndërmarrë prej tyre.
Pas prezantimit u zhvillua seksioni pyetje & përgjigje ku interesi ishte mjaft i lartë, jo vetëm për të pyetur rreth fushatës së Vjosës por edhe duke e parë sesi ato iniciativa mund të përdoren në fushatën “Të shpëtojme Komarnicën”. Interes pati gjithashtu rreth lumit të Cemit duke u ndalur tek situata aktuale, planet për të ndërtuar Hec-e dhe çfare mund të bëhet, duke rënë dakort në një mendim se duhet të ketë më shumë bashkëpunim midis OJF-ve në Mal të Zi dhe Shqipëri rreth kësaj çështjeje.
Ky forum është pjesë e turit të forumeve të organizuara në kuadër të projektit “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” Ky projekt synon të ndajë përvojës e EcoAlbania-s gjatë këtyre 8 viteve të fundit në fushatën e “Të shpëtojme zemrën blu të Europës”, me OJF-të kombëtare dhe rajonale si një nga aktorët kryesor në ndërmarrjen dhe drejtimin e fushatave për mbrojtjen e natyrës.
Takimet e rradhës do të zhvillohen në Maqedonia e Veriut më datën 18 Maj dhe Kosova më daten 19 Maj.