EcoAlbania ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në takimin për të rinjtë “Energy Talk – të flasim për energjinë” i cili do të mbahet në datën 28 shtator 2017 ora 16:00, tek Destil Hostel Tirana, salla Alternative Space, rruga “Qamil Guranjaku”, 1001 Tiranë (përballë Liceut Artistik “Jordan Misja”).
Ky takim organizohet në kuadër të projektit “Së bashku – një sy për mjedisin” dhe mundësohet financiarisht nga Ambasada Suedeze nëpërmjet programit SENiOR-II i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC Shqipëri.
Folësit, Z. Gjergji Simaku, Drejtor pranë “Drejtorisë së Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike”, Ministria e Energjisë dhe Industrisë; dhe Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv, Akademia e Studimeve Politike do të trajtojnë çështje dhe tema me interes për efiçencën e energjisë, legjislacionin përkatës, hapat që vendi ynë ka bërë deri më sot, praktikat më të mira të përdorimit efiçent të energjisë, përmirësimi i infrastrukturës për konsumatorin, etj. Një theks i veçantë do të vihet tek zhvillimi ekonomik dhe rritja e standardeve të jetesës që mund të vijnë si rezultat i zbatimit të këtij legjislacioni dhe këtyre praktikave.
Në fund të prezantimeve do të ketë një performancë muzikore e cila do të jetë e shoqëruar me një pije.
Janë të inkurajuar të aplikojnë studentë të degëve mjedisore/inxhinierike, ekspertë të rinj, punonjës të rinj pranë institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë me çështjet e energjisë dhe mjedisit, nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Pjesëmarrja është pa pagesë.
Për të aplikuar, plotësoni formularin online deri më datë 21 shtator 2017; ose shkarkoni dokumentin këtu dhe dërgoni formularin e plotësuar në adresën e-mail: [email protected]