Tiranë,17 nëntor 2023. Miqtë më të vegjël të EcoAlbania u bënë pjesë e orës edukative me tematikën e Riciklimit, nxitur nga periudha e fastave të fundvitit ku edhe konsumi i materialeve të dekorit me përmbajtje të lartë plastike rritet.
Ora edukative nisi me shpjegimin se sa e lehtë është të marrim nga natyra bojëra dhe ngjyra ekologjike me anë të frutave. Krijuam sëbashku ngjyrën e kuqe (speci i kuq), portokalli (karrota,portokalle), jeshile (spinaq,mollë jeshile), lejla (lakër lejla) dhe vishnje (panxhar). Fëmijët ngjyrosën mbrapa fletave të përdorura dhe më pas i prenë për të krijuar dekor festash. Kjo u mësoi fëmijëve për idenë e riciklimit pro-natyrës gjatë festave dhe gjithashtu i njohu ata me idenë e përdorimit të alternativave natyrore në vend të kimikateve të dëmshme.
Me anë të fletave të reklamave që gjejmë shpesh poshtë derës, ata krijuan pemë dekorative prej letre. Një aktivitet tjetër argëtues që u krye si punë në grup ishte krijimi i një kurore për Krishtlindje duke përdorur gjurmët e duarve të tyre.Pasi shënuan dhe emrat e tyre ata ngjitën lule të thara. Kjo jo vetëm që promovoi punën në grup, por gjithashtu tregoi se si materialet e thjeshta mund të shndërrohen në dekorime të bukura.
Duke u angazhuar në këto aktivitete, fëmijët mësojnë drejtpërdrejt për rëndësinë e riciklimit dhe reduktimit të mbetjeve gjatë sezonit festiv. Ata gjithashtu zhvillojnë një vlerësim për dekorimet e bëra me dorë dhe kuptojnë se nuk kanë nevojë të mbështeten në materialet me bazë plastike për dekorimin e shtëpive të tyre.
Mësues apo drejtues shkolle dhe që kanë dëshirë të zhvillojmë orë edukimi mjedisor në shkollën e tyre, mund të bëhen pjesë e projektit të edukimit duke kontaktuar koordinatoren e projektit Marina Xhaho në adresën e-mailit: [email protected].
Projekti “Edukimi mjedisor në shkollat 9 vjeçare në Shqipëri”, synon të rrisë ndërgjegjësimin mjedisor nëpërmjet edukimit të të rinjve përmes aktiviteteve në të paktën 35 shkolla të vendit.