Më datën 18 dhe 19 Maj 2022, u zhvilluan 2 forumet e rradhes me temën “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës.
Në bashkëpunim me organizatën EkoSvest, EcoAlbania ndau eksperiencën e saj për fushatën e Vjosës me kolegët në Shkup. Ekipi ynë u ndal në punën e bërë me median dhe strategjinë ligjore të ndjekur në rastin e Vjosës si një rast suksesi dhe motivimi për aktivistët dhe organizatat në rajon.
Rëndësi të veçantë iu dha taktikave dhe perpjekjeve të vazhdueshme për të ndaluar 2 hidrocentralet, të Poçemit dhe Kalivaçit, mbrojtjes së lumit Vjosa dhe degëve të saj si dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese apo mënyrës së transmetimit të mesazheve. Gjatë takimit u ngrit si çeshtje mungesa e bashkëpunimit midis organizatave dhe mbështetja kundrejt njëra tjetrës.
Ndërsa në Kosovë u organizua një takim me organizatën GAIA për të ndarë me ta përvojën e Fushatës së Vjosës dukeqënë se është e përfshirë në fushatën kundër HEC-it në lumin Lepenicë që ndodhet në Parkun Kombëtar të Sharrit. Gjatë takimit u diskutua edhe për veprimet e ndërmarra nga Gaia dhe komuniteti që nga fillimi i angazhimit të tyre e deri më tani. Manualet e së drejtës mjedisore dhe ngjërgjegjesimit nëpërmjet medias u shpërndanë për t’i ndihmuar ata më tej me fushatën.
Ky forum është pjesë e turit të forumeve të organizuara në kuadër të projektit “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” Ky projekt synon të ndajë përvojës e EcoAlbania-s gjatë këtyre 8 viteve të fundit në fushatën e “Të shpëtojme zemrën blu të Europës”, me OJF-të kombëtare dhe rajonale si një nga aktorët kryesor në ndërmarrjen dhe drejtimin e fushatave për mbrojtjen e natyrës.
Takimi i rradhës do të zhvillohet në Greqi më datën 15 Qershor.