Kronikë, A1 Report TV
TIRANE – Mbrojtja e Vjosës si ‘Lumi i fundit i Egër”, ka qenë sot kryefjala e aktivitetit të çelur në kryeqytet i quajtur Dita e Vjosës. Aktiviteti u zhvillua në mbështetje dhe promovim të lugines së Vjosës me deget e saj si Lengarica & Bënca.
Të pranishëm në këtë aktivitet, kryetari i Ecoalbania Aleko Miho tha se Vjosa duhet me patjetër që të mbrohet e të shpallet zonë e mbrojtur lumore. Deputetja e zonës Arta Dade u shpreh se edhe kryeministri bashkë me Kabinetin Qeveritar synojnë që të ruajnë të paprekura vlerat e Vjosës.
I gjithë aktiviteti ishte projektuar duke sjellë në kryeqytet gjithçka që ka lidhje me Vjosën, duke nisur nga ushqimet, punimet artizanale e deri tek valët e këngët e jugut.