Botapress: Zëri i Tropojës, JO hidrocentraleve në rrjedhën e Valbonës

Nga Adem Lushaj

“Jo Hidrocentraleve në Valbonë”, ishte moto e reagimit të sotëm kundër Vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Valbona. Ekologët protestues të ardhur nga disa shtete të Evropës, por edhe nga SHBA-ja, pas një turneu nëpër disa vende të Ballkanit, kishin ardhur edhe në Shqipëri, për të ngritur zërin dhe solidarizuar me vendësit, për ta penguar vendimin e Qeverisë shqiptare, për ndërtimin e hidrocentraleve në Grykën e Valbonës, përkatësisht në rrjedhën e lumit të Valbonës.

Ata (protestuesit) me pankarta, “STO HEC-it”, “Leje lumin të lirë”, “Zëri i Tropojës-Stop HEC-it”,…por edhe duke lundruar nëpër lumë, pasi që vlerësohet si lumi më i preferuar për lundrim në gjithë botën, kanë shfaqë reagimin e tyre ndaj kërcënimeve të ardhura nga Qeveria e vendit, për dëmtimin e shtratit të këtij lumi dhe shkatërrimit të natyrës së bukur që është në Grykën e Valbonës,raporton Botapress.info

Gjatë protestës “JO hidrocentraleve në rrjedhën e Valbonës”. (c) Botapress

Catherine Bohne, e ardhur nga Nju Jorku (New York), njëherit edhe njëra ndër organizatoret e këtij aktiviteti, është shprehur e vendosur në pengimin e çdo ndërtimi në rrjedhën e lumit Valbona, pasi që, siç thotë ajo, është një bukuri e rrallë natyre në gjithë rruzullin botëror. Mirëpo, znj. Bohne ka treguar së bukuritë natyrore te grykës së Valbonës, kanë bëre që të behët, edhe nuse e Shqipërisë, përkatësisht e Valbonës.

“Jam jetësisht e lidhur më Grykën e Valbonës, sepse fatin e jetës e kam të lidhur më këto bukuri natyrore, pasi që burri im është shqiptarë  dhe i këtij vendi” , ka treguar Catherine Bohne, e cila së bashku me kolegët e tjerë të ardhur edhe nga Britania e Madhe, Gjermania, Sllovenia, Italia, dhe vendet e tjera të Evropës, është e vendosur të pengon çdo vendim te Qeverisë së Shqipërisë, që dëmtojnë bukuritë natyrore të Valbonës. Sikurse kolegia e saj, shprehet edhe Tereza Shiller (Theresa Schiller) e ardhur nga Gjermania që të shpreh reagimin e saj ndaj vendimit për ndërtimin e hidrocentralit në rrjedhën e lumit, siç thotë ajo, më të bukurit në botë, atë të Valbonës.

“Jemi këtu ti mbrojmë bukuritë natyrore, pa përjashtim se ku gjenden ato, qoftë në Shqipëri apo vende tjera të botës”, ka deklaruar znj. Shiller, e cila vlerëson lartë ujin që kalon nëpër shtratin e lumit, sikurse bukuritë që ofron Gryka e Valbonës, që është më karakteristikja në gjitha vendet që kishte vizituar ajo. Ndërkaq, Rok Rozman një dashamirës tjetër i natyrës i ardhur nga Sllovenia, pohon se ka vizituar shumë vende duke u kënaq me natyrën, por atë që ka parë dhe shijuar në Shqipëri, përkatësisht në Valbonën e bukur, është e veçantë dhe e pa përsëritshme,raporton Botapress.info.

Artikullin e plotë të publikuar nga Botapress.info mund ta gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *