Banorët e luginës së Valbonës, të shqetësuar nga ndërtimi i hidrocentraleve

Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Lugina e Valbonës shtrihet midis majash të larta e të thepisura duke krijuar një peizazh shumë ngjyrësh dhe mbresëlënës. Çdo vit mbi 28 000 turistë vizitojnë këtë luginë duke i siguruar banorëve të saj një jetesë normale të bazuar në turizmin familjar. Por së fundmi banorët, organizatat turistike dhe mjedisore janë të shqetësuar mbi të ardhmen e luginës së Valbonës për shkak të planeve të qeverisë për ndërtimin e 3 hidrocentraleve. 

Kronikën publikuar nga Zëri i Amerikës mund ta gjeni këtu

Vlerësuar si mrekullia e Alpeve Shqiptare Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës, me një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Peizazhi malor, ujërat e lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut, vitet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, kjo edhe falë përmirësimit të rrugës automobilistike, furnizimit me energji, dhe investimeve të vetë banorëve për pritjen e pushuesve.

Drejtuesi i Shoqatës së turizmit në Valbonë, Alfred Selimaj, thotë se koncesionet e dhëna për ndërtimin e tre hidrocentraleve, atë të Valbonës, Drogobisë dhe Çeremit do të dëmtojnë turizmin dhe vetë ekosistemin e Parkut Kombëtarë.

Për artikullin e plotë klikoni në Shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *