Në vitin 2021, vendet e Ballkanit Perëndimor propozuan një numër të vogël zonash si pjesë e Rrjetit Evropian të zonave të mbrojtura natyrore Emerald. Por shumë nga lumnejtë mahnitës të rajonit janë lënë të pambrotjur dhe një propozim i ri synon ta ratifikojë këtë.
Sot një grup shkencëtarësh dhe organizatash jo-qeveritare nga 11 shtete, publikuan një listë me 88 lumenj që ata i konsiderojnë me prioritet të lartë për t’u mbrojtur, duke u kërkuar vendeve nënshkruese të Konventës së Bernës nga Ballkani Perëndimor të zgjerojnë Rrjetin Emerald në Rajon.
Themeluar nga Këshilli i Evropës në vitin 1989 sipas Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër Evropiane dhe Habitateve Natyrore (Konventa e Bernës), Rrjeti Emerald përbëhet nga zona me interes të veçantë ruajtje për të ruajtur florën dhe faunën e egër në habitatet e tyre natyrore.
Si nënshkruese e Konventës së Bernës, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia filluan krijimin e Rrjetit Emerald në vitin 2011, kur propozuan një numër të vogël vendesh. Megjithatë, që atëherë asnjë nga vendet nuk e ka zgjeruar listën e tyre origjinale të vendeve, shumica e tyre nuk kanë mbrojtje ligjore sipas ligjit kombëtar, menaxhimit, mbledhjes së vazhdueshme të të dhënave dhe burimeve duke lënë shumicën e lumenjve dhe popullatave të peshqve të pambrojtur.
Lista e lumenjve të publkuar sot vjen nga seminari Emerald Green i organzuar nga CEE Bankwatch Network në dhjetor 2022, ku pjesëmarrësit dhanë të dhëna shkencore për speciet dhe habitatet e peshqve.
Si një pikë e nxehtë globale e biodiversitetit, Ballkani Perëndimor krenohet me diversitetin e jashtëzakonshëm të ujërave të ëmbla. Malet, lumenjtë, liqenet dhe vijat bregdetare të gjera të rajonit, janë shtëpia e llojeve të shumta të rrezikuara dhe habitateve të rëndësishme me lloje të shumta endemike që nuk mund të gjenden askund tjetër. Krahasuar me pjesën tjetër të Europës, shumica e lumenjve të rajonit janë në gjendje të mirë ose të paprekur dhe shumë prej tyre janë kandidatë idealë për mbrojtje, siç njihet nga lista prioritare e publikuar sot.
“Lumenjtë në Ballkan janë ndër ekosistemet më të kërcënuara dhe në të njëjtën kohë përfaqësojnë janë pika të nxehta të biodiversitetit. Kështuqë, ia vlen t’i përfshish ato në një rrjet të mbrojtur ligjërisht”, shton Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania.