BalkanWeb: Grupi Patagonia, pjesë e setit fotografik nga Roland Tasho

Tiranë- Një set i rrallë fotografish është realizuar së fundi nga fotografi i mirënjohur Roland Tasho. Tasho ka fotografuar me kostume popullore shqiptare mjaftë personazhe të huaj, personalitete të njohur të fushës së politikës, artit e sportit. Fotografi rrëfen për “BalkanWeb” se ka bërë pjesë të albumit të tij emra të njohur, të cilët kanë pranuar idenë e fotografimit me kostumet kombëtare shqiptare. Ky projekt, që lindi si ide para 16 vitesh, pritet të pasurohet edhe me të tjera personazhe që dëshirojnë të fotografohen me veshje popullore.

Fotografi të rralla janë realizuar nga mjeshtri i fotografisë, Roland Tasho, i cili nëpërmjet punës së tij ka synuar gjithmonë të promovojë vlerat dhe traditën shqiptare. Objektiv i aparatit fotografik të Roland Tashos këtë herë është bërë edhe Kompania Amerikane “Patagonia” e prodhimit të veshjeve dhe dizajnit të cilët mbajnë të veshur kostumet popullore shqiptare të të gjitha trevave. Grupi ka zgjedhur të mbrojë dhe promovojë mjediset shqiptare dhe pikërisht lumin Vjosa si dhe luginën e Bënçës.


Për koleksionin e radhës së veshjeve outdoor grupi “Patagonia” u frymëzua nga larmishmëria kulturore dhe shumëllojshmëria e ngjyrave që të ofron lugina e Vjosës. Koleksioni do të ketë si temë Vjosën me ngjyrat e saj dhe elementë të vlerave të gjithë luginës duke synuar kështu për të promovuar këtë lumë të rrallë në Evropë dhe për të mbështetur në mbrojtjen e tij.


Intervistën me Roland Tasho nga BalkanWeb e gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *