BalkanWeb: Parku i Valbonës në rrezik, banorët e Tropojës sot zbarkojnë tek energjetika

Nga Ermelinda Hoxhaj

Një grup qytetarësh nga Tropoja sot pritet që të zbarkojnë pranë Ministrisë së Energjetikës për të kërkuar takim në lidhje më ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e lumit të Valbonës. Pjesë e këtij grupi do të jetë edhe luftëtarja më e madhe në mbrojtje të këtij parku, Chatherine Bhone. Amerikania e Valbonës theksoi për “GSH” se ajo do të qëndrojë para derës së ministrisë deri sa t’i lënë një takim.

Pamje gjatë punimeve në Valbonë. (c) BalkanWeb

“Gjendja në Valbonë është shumë keq, buldozerët kanë hyrë në park dhe po gërmojnë. Nuk mund të presim më. Ditën e hënë do të jemi një grup 5-6 persona, përfaqësues të komunitetit dhe jurist, që do të kërkojmë takim me përfaqësues të Ministrisë së Energjetikës. U kemi kërkuar disa herë takim dhe përgjigje nëpërmjet shkresave zyrtare, por nuk kemi marrë asnjë kthim përgjigjeje. Ndaj do shkojmë aty dhe do rrimë   edhe gjithë ditën, apo dy ditë po të jetë e nevojshme derisa të na japin përgjigje dhe të përcaktojmë një takim. Këtu po shkelet ligji, banorët nuk janë informuar për këto projekte, të cilat prekin drejtpërsëdrejti jetën dhe të ardhmen e tyre. Ndërtimi i këtyre hidrocentraleve  është bërë në mënyrë të fshehtë dhe ne e kemi mësuar vetëm në janar 2016”, tha për “GSH”, amerikania Chatherine Bhone.

Veç komunitetit të zonës dhe shoqërisë civile, zërat kundër ndërtimit të HEC-eve në parkun e Valbonës janë shtuar edhe brenda mazhorancës. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), Zamir Dedaj, në një intervistë për “GSH” pak kohë më parë ka deklaruar se nëse ka vullnet politik, ndërtimi i HEC-eve në Valbonë mund të ndalohet. Sipas tij është absurde të thuhet se ndërtimi  këtyre hidrocentraleve nuk do të ketë ndikim impakt në ekosistemin e parkut.

Artikullin e përgatitur  e gjeni të publikuar në BalkanWeb.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *