Nga Ola Mitre/ Gazeta Shqiptare
Gjithë jetën e tij e ka kaluar në mbrojtje të lumenjve, ndërsa së fundi ka kthyer sytë nga Shqipëria. Që në momentin e parë që pa Vjosën, u surprizua pas saj e u angazhua se do e mbrojë nga shkatërimi që i kanoset prej ndërtimit të 8 hidrocentraleve. Ulirch Eichelmann, gjermani, i cili së fundi është nderuar edhe me një çmim ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës, tregon për “Gazeta Shqiptare” planin që ka për ngritjen e një parku kombëtar përgjatë luginës së Vjosës. Përfaqësuesi i organizatës “RiverWatch”, fundin e vitit që kaloi ia dedikoi takimeve me banorët e Përmetit e Çarshovës, duke u shpjeguar rëndësinë e kësaj pasurie të rrallë natyrore. ‘Vjosa është një ndër lumenjetë e vetëm të egër të mbetur në Evropë e si i tillë duhet mbrojtur’, thekson ndër të tjera ai.
Intervistën e plotë, botuar në Balkanweb mund ta lexoni këtu