Nis sot Turi i madh i kajakëve për të shpëtuar lumenjtë e Ballkanit
Bohinj, Slloveni, 16 prill, 2016. Sot, rreth 150 kajakistë kanë hapur siparin e Turit të lumenjve të Ballkanit në lumin Sava në Slloveni. Udhëhequr nga ish-sportisti olimpik slloveni Rok Rozman, kayakistë nga e gjithë Evropa, përgjatë 35 ditëve të ardhshme, do të lundrojnë në lumenjtë më mahnitës dhe njëkohësisht më të kërcënuar të Ballkanit. Ky është organizimi i parë i këtyre përmasave në Evropë. Me këtë turne, ata janë duke mbajtur një qëndrim të qartë kundër “cunamit” aktual të ndërtimit të digave: rreth 2700 hidrocentrale janë parashikuar të ndërtohen që nga Sllovenia deri në Shqipëri.
Sinjali i startit të këtij turi u dha duke filluar në liqenin Bohinj në Parkun Kombëtar Triglav, nëpërmjet të cilit kalon dega kryesore e lumit Sava. Në liqen, kayakistët pozuan pranë mesazhit “Të shpëtojmë lumenjtë tanë – të ndalojmë digat” Në pesë javët në vijim, kayakistët do të vozisin në 18 lumenj të ndryshëm duke nisur nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Ngjarje të veçanta janë planifikuar në shumë segmente të lumenjve për të mbështetur iniciativat lokale në luftën e tyre kundër projekteve të ndërtimit të HEC-eve.
“Ky aktivitet unik tregon se Lumenjtë e Ballkanit janë diçka më shumë se vetëm furnizuesit me megavat/orë. Ata janë “linjat e jetës” që ofrojnë vlerë rekreative për njerëzit dhe habitate për speciet. Ne duhet ta mbrojmë këtë trashëgimi natyrore Evropiane nga lakmia e kompanive dhe bankave për fitim”, thotë Ulrich Eichelmann (Riverwatch), koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Shumica e projekteve ende nuk janë realizuar, por presioni është në rritje. “Kur unë isha fëmijë ëndrra ime ishte të fitoja medaljen olimpike në vozitje me rrema nëpër lumenj. Tashmë i rritur, qëllimi im kryesor është t’i mbroj këta lumenj. Unë nuk e kam marrë medaljen, por do të bëj gjithçka mundem për të ndihmuar në mbrojtjen e lumenjve në Ballkan. I ftoj kayakistët nga e gjithë Evropa për t’iu bashkuar këtij turi dhe të na mbështesin në këtë përpjekje”, thotë Rok Rozman, organizatori i Turit të lumenjve të Ballkanit.
Nuk është rastësi që turi fillon në pjesën sllovene të Savës. Pothuajse çdo seksion që rrjedh i lirë në këtë lumë është e kërcënuar nga projektet e hidrocentraleve, madje edhe brenda zonave të mbrojtura ose seksioneve që strehojnë popullatat e llojeve të kërcënuara të tilla si salmoni Danubit (Hucho hucho). “Ne nuk mund të kërkojë nga vendet e tjera – shpesh të varfra – të mbrojnë lumenjtë e tyre ndërkohë që vetë ne lejojmë lobin tonë të hidrocentraleve, të shkatërrojnë pothuajse çdo metër të Savës në Slloveni. Ne duhet të ndalim këtë mani të ndërtimit të digave”, thekson Neza Posnjak, koordinatore e fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Slloveni.
Turneu do të përfundojë me dorëzimin e kërkesës për mbrojtjen e Vjosës, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në 20 maj. Vjosa është lumi i fundit, i “egër” i Evropës (jashtë Rusisë), në të cilin, gjithashtu, janë planifikuar projekte e hidrocentralesh. “Ne duam të parandalojmë ndërtimin këtyre digave dhe në vend të tyre jemi duke bërë përpjekjet tona për mbrojtjen e Vjosës në të gjithë gjatësinë e saj, si një Park Kombëtar. Ky do të përbënte të parin Park Kombëtar të një lumi natyror në të gjithë Evropën”, thotë Tereza Schiller, koordinatore i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, pranë Fondacionin për Trashëgiminë Natyrore EURONATUR.
Sipas Martin Šolar, drejtor i WWF Adria, këta lumenj nga Alpet Dinarike deri në thellësinë jugore të Gadishullit Ballkanik janë “udhët e jetës” së rajonit: “Ne jemi duke punuar në disa lumenj në të gjithë Ballkanin dhe digat janë problemi më serioz që këta lumenj janë duke u përballur. Një pikë e nxehtë e një biodiversitetit të jashtëzakonshëm është në rrezik. Për këtë arsye, ne jemi të lumtur që po bashkojmë forcat tona dhe që mbështesin këtë turne. “
Eventi hapës i turneut në Sava u mbështet nga iniciativat lokale për aktivitete në natyrë dhe bordi i Turizmit, Bohinj.
Informacion shtesë për turin e lumenjve të Ballkanit
- Plani i Turit, Harta e Turit
- Turi i lumenjve të Ballkanit është një aktivitet i organizuar në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, e cila është iniciuar nga “EuroNatur” dhe “RiverWatch” me qëllim për të mbrojtur lumenjtë e Ballkanit nga shkatërrimi përmes zhvillimit të pakontrolluar të ndërtimit të hidrocentraleve. Turi i lumenjve të Ballkanit është një iniciativë e përbashkët e Leeway Collective, EuroNatur, Riverwatch dhe WWF Adria që mbështetet nga Patagonia, Fondacioni Mava dhe fondacioni Manfred-Hermsen
- Na ndiqni në:
Web: http://www.balkanriverstour.com dhe http://balkanrivers.net/en/balkan-rivers-tour
Facebook: https://www.facebook.com/balkanriverstour/?fref=nf
Instagram: https://www.instagram.com/balkanriverstour/