‘Vjosa’ triumfon në Festivalin e Filmit Mjedisor 2016
Çmimi për Filmin më të Mirë të Gjatë në festivalin ndërgjegjësues të filmit mjedisor 2016 në Shqipëri e fitoi realizimi slloven për mbrojtjen e lumit të vetëm të egër të Europës, Vjosës. Tre ambientalistë sllovenë rrëmbyen çmimin e parë në kategorinë e filmit më të mirë të gjatë, të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri, ku konkurruan 56 filma nga 29 vende të ndryshme të botës.