Ky studim nga njëra anë nxjerr në pah vlerat e shtratit të lumit Vjosa si një nga pikat e pakta referuese mbi pellgjevt lymore më dinamike në Europë dhe nga ana tjetër vë në dukje shkatërrimin kolosal që digat mund të kenë mbi shtratin e lumit. Vetëm një digë e vetme do ta shkatërronte në mënyrë të konsiderueshme vazhdimësinë ekologjike të një lumi të pacënuar.
Drejtuar nga Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, në Vjenë, studimi, dokumenton mbi 1100 specie, duke përfshirë numra të lartë të tyre dhe popullata vitale të shumë specieve të mbrojtura dhe të rrezikuara që janë të listuara në ligje dhe konventa kombëtare dhe ndërkombëtare, e po ashtu duke theksuar se rëndësia e këtij mjedisi natyror është e një shkallë ndërkombëtare. Realisht numri aktual i specieve mendohet të jetë shumë më i lartë, pasi ky studim ishte i kufizuar në kohë, duke mundur të shfaqim prej tij vetëm disa vlersime të shpejta.
Studimi ngre tre argumente kryesore kundër zhvillimit të propozuar të HEC-eve përgjatë lumit Vjosa, siç është HEC-i i Kalivaçit.
Ndërtimi i hidrocentralit të Kalivaçit do të shkaktonte:
- Rrezik kolosal të shkatërrimit të biodiversitetit duke shkaktuar humbje të rëndë të biodiversitetit, apo zhdukje totale të tij për shkak të ndërtimit të digave të cilat prekin 881 km lumenj dhe përrenj, nga totali i 1,109 km.
- Shkelje të drejtpërdrejtë të ligjeve, direktivave dhe konventave të nënshkruara.
- Kosto të larta ekonomike për shkak të problemeve që lidhen me sedimentet si dhe humbje të turizmit.