Jemi të lumtur të njoftojmë nisjen e serisë sonë të podcast-eve të dedikuar lumit Vjosa – Parkuti të parë Kombëtar të Lumit të Egër në Europë! Gjatë këtij udhëtimi, do të dëgjoni zërat e Vjosës dhe betejën e palodhur për ta mbrojtur atë për brezat e ardhshëm.
Në çdo episod, do të dëgjoni aktivistë të pasionuar, shkencëtarë, banorë lokalë dhe mbrojtës të Vjosës që kanë përkushtuar jetën e tyre për të siguruar mbrojtjen e saj.
Të ftuar special dhe ekipi i zemrës blu të Evropës, me moderimin e Blendi Salaj do të ndajnë përvojat dhe sfidat e tyre personale në luftën për të mbajtur Vjosën të egër dhe të lirë.
Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të shpresës, qëndresës dhe lidhjes së pandashme midis njerëzve dhe natyrës.